Për shkak skandaleve të ndryshme, Qeveria e RMV-së vendosi të vazhdojë procedurën për shkarkimin e prokurorit Kocevski
Nisma për shkarkimin e prokurorit republikan Lupço Kocevski do të vazhdojë pas mbledhjes së sotme të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, ku kjo e fundit e angazhoi Ministrinë për Drejtësi që deri te Këshilli i prokurorëve publik të dërgojë propozimin për shkarkim, transmeton Portalb.mk. “Qeveria e shqyrtoi mendimin e Ministrisë së Drejtësisë, e angazhoi që […]


Nisma për shkarkimin e prokurorit republikan Lupço Kocevski do të vazhdojë pas mbledhjes së sotme të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, ku kjo e fundit e angazhoi Ministrinë për Drejtësi që deri te Këshilli i prokurorëve publik të dërgojë propozimin për shkarkim, transmeton Portalb.mk.
“Qeveria e shqyrtoi mendimin e Ministrisë së Drejtësisë, e angazhoi që të dërgoj te Këshilli i prokurorëve publik propozimin e Qeverisë për shkarkimin e prokurorit publik”, njoftoi Qeveria.
Qeveria përkujtoi mendimet e konstatuara nga mbledhja e kaluar rreth punës së Kocevskit, si prishja e imazhit të këtij institucioni, skandalet e ndryshime, çrregullimi i punës së prokurorisë publike, prishja e pavarësisë, parimeve, etj.
Ministria e Drejtësisë, duke vepruar pas përfundimit të seancës së 50-të të Qeverisë së RMV-së të mbajtur më 11 shkurt të këtij viti, ka përgatitur mendim për propozimin për shkarkimin e prokurorit publik të shtetit Lupço Kocevski, të cilin ia ka dorëzuar Qeverisë për procedim të mëtutjeshëm në pajtim me Ligjin për Prokurorinë Publike dhe Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Kocevski u zgjodh në Kuvend si prokuror i ri publik i shtetit në shkurt të vitit 2024.
Mandati i prokurorit publik zgjat gjashtë vjet, ndërsa Kocevski në këtë pozitë është zgjedhur një vit më parë. Qeveria kërkon që Kocevskit t’i ndërpritet mandati para kohe, e arsyeja për këtë është, siç thonë nga atje, zhgënjimi për veprim jashtë kompetencave ligjore, duke theksuar se Kocevski në mënyrë të kundërligjshme e ka emëruar ushtruesen e detyrës së shefes së Prokurorisë së Lartë Publike në vend të të suspenduarit Mustafa Hajrlluhai.
Prokurori republikan Kocevski e mohon pretendimin se ka vepruar në mënyrë të kundërligjshme, duke theksuar se ka zbatuar ligjin dhe afatet në të.