Për shkak të rënies së mjegullave është ulur dukshmëria në disa rrugë në Maqedoni
Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë njofton se komunikacioni në vend po zhvillohet në kushte dimërore dhe në rrugë me lagështi. Nga atje njoftojnë se është ulur dukshmëria në 30-50 metra në Mavrovë, në Krushevë deri në 100 metra, në vendkalimin kufitarë Gjavato 50 m, dhe në Strazhë deri në 60-80 metra. Nga LAMM informojnë se komunikacioni […]

Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë njofton se komunikacioni në vend po zhvillohet në kushte dimërore dhe në rrugë me lagështi.
Nga atje njoftojnë se është ulur dukshmëria në 30-50 metra në Mavrovë, në Krushevë deri në 100 metra, në vendkalimin kufitarë Gjavato 50 m, dhe në Strazhë deri në 60-80 metra.
Nga LAMM informojnë se komunikacioni jashtë mjediseve urbane po zhvillohet me intensitet të moderuar. Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.
Nga atje u bëjnë thirrje shoferëve që të kenë kujdes me shpejtësinë e automjeteve, veçanërisht nëpër luginat e vendit ku mund të ketë rrëshqitje të dheut.