Përballë shpifjeve, Jeton Xhemaili shndërrohet në zërin më të paepur të ASH-së

Jeton Xhemaili, një nga figurat më të fuqishme dhe më të zëshme të Aleancës për Shqiptarët, është shndërruar në makthin e përhershëm të grupacionit politik VLEN.  Si shef i PR-it The post Përballë shpifjeve, Jeton Xhemaili shndërrohet në zërin më të paepur të ASH-së appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

shtator 17, 2025 - 22:30
 0
Përballë shpifjeve, Jeton Xhemaili shndërrohet në zërin më të paepur të ASH-së

Jeton Xhemaili, një nga figurat më të fuqishme dhe më të zëshme të Aleancës për Shqiptarët, është shndërruar në makthin e përhershëm të grupacionit politik VLEN. 

Si shef i PR-it të ASH-së dhe i afërm i kryetarit Arben Taravari, Xhemaili ka ndërtuar një profil publik të drejtpërdrejtë dhe të paepur, duke denoncuar hapur dështimet dhe lojërat e pista të kundërshtarëve politikë.

Përballë fushatës së tij intensive, VLEN – sipas përkrahësve të ASH-së – nuk ka më ide as strategji, duke iu mbetur vetëm shpifjet dhe sulmet përmes profileve të rreme në rrjete sociale.

Lajmet e rrejshme të shpërndara ditët e fundit kundër tij kanë nxitur reagime të shumta publike, me përkrahje të hapur për Xhemailin.

“Unifikimi i shqiptarëve në një superfuqi politike ALEANCA KOMBËTARE PËR INTEGRIM po i shkakton dridhjet e para te armiqtë tonë. Forca Jeton Xhemaili”, ka shkruar Lekë Dalipi.

““Nëse njerëzit flasin pas shpinës sate, je në drejtimin e duhur. Mos u ndal – zhurma është vetëm dëshmi e ecjes tënde përpara.”, ka reaguar Lindi Aliju.

“I mjeri ai që flet dhe shpif gënjeshtra, që të qeshen dhe argëtohen njerëzit. I mjeri ai, i mjeri! | Profeti Muhamed a.s | Me Tonkën! Jeton Xhemaili”, ka shkruar Bukurije Ajrullau.

“Shpifje më të ulët nuk kam parë deri tani! Kjo vetëm tregon nivelin ku jemi si shoqëri. Turp t’u vijë! Kokën lart, vëllai im”, ka shtuar Jasin Demiri.

“Lajmeve të rreme nga zyrat e VMRO-së do të ju përgjigjemi qartë dhe Shqip më 19 tetor! REFERENDUM”, ka theksuar Albion Iseini.

Ndërkohë, vetë Jeton Xhemaili ka denoncuar rastin e lajmit të rremë në Policinë e Gostivarit, ndërsa pritet që organet e rendit të zbardhin autorësinë e publikimit. Flaka

The post Përballë shpifjeve, Jeton Xhemaili shndërrohet në zërin më të paepur të ASH-së appeared first on Flaka, në çdo lajm... .