Përfundoi hetimi për Onkologjinë, ekspertiza në Serbi konfirmoi dyshimet për trajtim jo të duhur të pacientëve

 Hetimi për rastin Onkologjia përfundon, ndërsa ekspertiza e zbatuar në Serbi konfirmoi dyshimet për trajtim joadekuat të pacientëve, informon Prokuroria, raporton MIA. Siç ishte thënë në brifing me gazetarët, në vijim janë edhe ekspertiza në Slloveni të cilat duhet të jenë gati deri në fund të janarit. “Duke pasur parasysh se nuk kemi një onkolog […]

dhjetor 12, 2024 - 00:00
 0  7
Përfundoi hetimi për Onkologjinë, ekspertiza në Serbi konfirmoi dyshimet për trajtim jo të duhur të pacientëve
Klinika Universitare për Radioterapi dhe Onkologji në Shkup. Foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

 Hetimi për rastin Onkologjia përfundon, ndërsa ekspertiza e zbatuar në Serbi konfirmoi dyshimet për trajtim joadekuat të pacientëve, informon Prokuroria, raporton MIA.

Siç ishte thënë në brifing me gazetarët, në vijim janë edhe ekspertiza në Slloveni të cilat duhet të jenë gati deri në fund të janarit.

“Duke pasur parasysh se nuk kemi një onkolog ekspert, kemi lëshuar urdhra për ekspertizë në Serbi dhe Slloveni. Në Serbi kemi dërguar 16 histori dhe ajo ekspertizë ka përfunduar, na është dorëzuar, ndërsa tjetra në Slloveni, ku kemi dërguar 51 histori, sipas raportit preliminar, duhet të përfundojë deri në fund të janarit. Për momentin mund të konfirmoj se dyshimet tona për trajtim joadekuat janë vërtetuar nga ekspertiza në Serbi. Shpresojmë që hetimi të zgjasë deri më 31 janar, kur do të mbyllet”, tha prokurorja kompetente.

Sipas saj, nuk janë siguruar dëshmi për shitjen e citostatikëve në Kosovë.

“Megjithatë dyshojmë se për disa pacientë terapia nuk është dhënë aspak, edhe pse ishte e regjistruar në emrin e tyre”, theksoi prokurorja.

Ndryshe, rasti i Klinikës së Onkologjisë në muajin shkurt ka kaluar nga hetimi paraprak në hetim dhe dyshohen pesë persona. Mirëpo, sipas prokurores që udhëheq rastin, Ana Gogovska Jakimovska, nuk ka persona të cilët i kërkon Prokuroria Publike, të cilët janë të padisponueshëm, përkatësisht nuk ka persona të ikur jashtë vendit. Ka raste të tjera të izoluara në lidhje me Klinikën e Onkologjisë ku disa ish-punonjës të Klinikës së Onkologjisë janë gjykuar në mungesë, por kjo nuk ka të bëjë me rastin konkret.

Prokuroria Themelore Publike Shkup vazhdon hetimin për rastin lidhur me punën e Klinikës së Onkologjisë dhe apeloi te të gjithë pacientët që të lajmërohen në Prokurorinë Publike dhe të raportojnë për çdo paligjshmëri dhe keqpërdorim të mundshëm që kanë parë, sepse njohuritë e tyre do të jenë jashtëzakonisht të rëndësishme në rrjedhën e mëtejshme të procedurës.