Numri i turistëve të huaj ka shënuar rritje në Maqedoninë e Veriut
Në Maqedoninë e Veriut sivjet është regjistruar rritje e numrit të turistëve të huaj, ndërkohë ka shënuar rënie numri i turistëve vendas, transmeton Portalb.mk. “Në periudhën janar – tetor 2024, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraprak, numri i turistëve është rritur për 8.8 %, edhe atë: te turistët vendor ka rënie për 1.0 […]
Në Maqedoninë e Veriut sivjet është regjistruar rritje e numrit të turistëve të huaj, ndërkohë ka shënuar rënie numri i turistëve vendas, transmeton Portalb.mk.
“Në periudhën janar – tetor 2024, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraprak, numri i turistëve është rritur për 8.8 %, edhe atë: te turistët vendor ka rënie për 1.0 %, ndërsa te turistët e huaj ka rritje për 14.7 %”, sqaroi Enti Shtetëror i Statistikave, duke theksuar që numri i netëve t kaluara ka shënuar rritje për 5.5 përqind.
Në muajin tetor janë regjistruar gjithsej 107 672 turistë e 211 611 net të kaluara, ashtu që 74 përqind e turistëve janë të huaj.
Në muajin tetor, nga 79 930 turistë të huaj, më së shumti turistë kanë ardhur nga Turqia (23 838), Serbia (6 582), Gjermania (4 686), Greqia (4 624), etj.