Përfundon takimi Gonzato-Celibashi/ Ambasadori: BE mbështet procesin zgjedhor

Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato, zhvilloi sot një takim me kryekomisionerin e zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, në ambientet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Pas takimit, Gonzato u shpreh për gazetarët se BE mbështet procesin zgjedhor në Shqipëri, por nuk ka asnjë rol ndërhyrës. “Unë nuk bëj deklarata para zgjedhjeve,” tha ambasadori Gonzato, duke […]

maj 2, 2025 - 11:00
 0  8
Përfundon takimi Gonzato-Celibashi/ Ambasadori: BE mbështet procesin zgjedhor

Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato, zhvilloi sot një takim me kryekomisionerin e zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, në ambientet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Pas takimit, Gonzato u shpreh për gazetarët se BE mbështet procesin zgjedhor në Shqipëri, por nuk ka asnjë rol ndërhyrës.

“Unë nuk bëj deklarata para zgjedhjeve,” tha ambasadori Gonzato, duke theksuar se Bashkimi Europian ka besim të plotë te misioni i ODIHR-it, i cili po monitoron nga afër zgjedhjet e 11 majit.

Ai rikujtoi se “lufta ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit është në zemër të negociatave për anëtarësim” dhe se Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka një detyrë shumë të rëndësishme në këtë drejtim.

“BE është këtu për të mbështetur Shqipërinë në rrugën e saj drejt integrimit, jo për të ndërhyrë apo manipuluar ndonjë proces,” deklaroi Gonzato, duke kërkuar që vëmendja të fokusohet te garantimi i një procesi të drejtë, të lirë dhe transparent.