Përkujtim për Naser Veliun dhe Nurije Zekajn në Sërmnovë të Gostivarit
Më 23 prill 2026, në ora 11:00, në fshatin Sërmnovë të Gostivarit do të mbahet një aktivitet përkujtimor në nderim të dëshmorëve Naser Veliu dhe Nurije Zekaj. Sipas njoftimit të The post Përkujtim për Naser Veliun dhe Nurije Zekajn në Sërmnovë të Gostivarit appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Më 23 prill 2026, në ora 11:00, në fshatin Sërmnovë të Gostivarit do të mbahet një aktivitet përkujtimor në nderim të dëshmorëve Naser Veliu dhe Nurije Zekaj.
Sipas njoftimit të publikuar nga familjarët dhe përfaqësues të Shoqatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së (SHVL-UÇK), ky organizim ka për qëllim të nderojë sakrificën dhe kontributin e tyre në rrugën e çlirimit dhe realizimit të aspiratave kombëtare.
Në ftesë theksohet se përkujtimi është dedikuar familjeve të dëshmorëve dhe gjithë atdhetarëve, duke i ftuar ata të marrin pjesë në homazhe dhe të ruajnë kujtesën historike për ata që dhanë jetën për idealet kombëtare.
Organizatorët kanë bërë thirrje për pjesëmarrje sa më të gjerë, ndërsa aktiviteti pritet të mbledhë qytetarë, bashkëluftëtarë dhe përfaqësues të organizatave të dala nga lufta.
Ngjarja organizohet nga SHVL-UÇK dhe familja Veliu. Gazeta Flaka

The post Përkujtim për Naser Veliun dhe Nurije Zekajn në Sërmnovë të Gostivarit appeared first on Flaka, në çdo lajm... .