Përparim Rama: E kemi transformuar transportin urban, kemi linja të reja e kuletën digjitale
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka folur për transformimin e transportit urban. Ai ka thënë se kanë shtuar linja të reja, e gjithashtu edhe kuleta digjitale, ku qytetarët muajin e parë e kanë falas. “Elementi tjetër super pozitiv është transformimi i transportit urban, kemi ndërlidhur sektorin publik me privat. Kemi biletën tërëditore, mujore e vjetore. […]


Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka folur për transformimin e transportit urban.
Ai ka thënë se kanë shtuar linja të reja, e gjithashtu edhe kuleta digjitale, ku qytetarët muajin e parë e kanë falas.
“Elementi tjetër super pozitiv është transformimi i transportit urban, kemi ndërlidhur sektorin publik me privat. Kemi biletën tërëditore, mujore e vjetore. Kemi kuletën digjitale, secili qytetar mundet me Doënload, e keni biletën mujore falas. Çka ka bërë kjo, kemi rrjetin e ri tash që një numër të madh të linjave në kreyqytet, në zona ku nuk ka ekzistuar transporti urban, sot e kemi. Në Arbëri, Velani”, tha Rama në Pressing në T7.
Ai theksoi se tash kanë arritur marrëveshje me kompani private, të cilat do të sjellin autobusë të ri deri në fund të vitit.
“Përkundër faktit që kemi luftë me nivelin qendror për shkak të bllokimit të buxhetit, kemi gjetur mundësi të tjera si me shty këto procese. Kemi nënshkruar 28 kontrata me sektorin privat, edhe ata deri në fund të këtij viti i sjellin autobusët e ri. Kemi transformuar procesin, po e përdorim buxhetin e sektorit privat për të mirën e qytetarëve. Nëse e sjellin autobusin e ri, paguhen për kilometër”, tha Rama.
