Kreu demokrat Berisha u bashkohet protestuesve te Zogu i Zi, thirrje policisë: Mos prekni asnjë qytetarë!
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i është bashkuar protestuesve që ndodhen në aksin e Zogut të Zi. Ai u shpreh para tyre se qëllimi i betejës është qeveria teknike dhe vota e lirë. Pjesë nga fjala e Berishës: “Qeveria teknike dhe vota e lirë e shqiptarëve është qëllimi i kësaj beteje për të cilën […]

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i është bashkuar protestuesve që ndodhen në aksin e Zogut të Zi.
Ai u shpreh para tyre se qëllimi i betejës është qeveria teknike dhe vota e lirë.
Pjesë nga fjala e Berishës:
“Qeveria teknike dhe vota e lirë e shqiptarëve është qëllimi i kësaj beteje për të cilën ne nuk kemi negociata, të cilën ne e kemi kusht të panegociueshëm. E vetmja negociatë është hajde të ndryshojmë bashkërisht kushtetutën dhe të sanksionojmë qeveri kujdestare për zgjedhjet çdo 4 muaj para zgjedhjeve”, tha Berisha.
Berisha u bëri thirrje edhe efektivëve të policisë që të mos prekë qytetarët, pasi janë në të drejtën e tyre kushtetuese për të protestuar.
“Nuk mundet që policia të prekë qytetarët në mosbindje civile sepse duhet të mendohet 7 herë para se ta bëjë atë. Mosbindja ka disa forma të tjera që tmerrojnë qeveri e polici shumë herë më shumë se kjo. Mos prekni asnjë protestues, janë në të drejtën e tyre kushtetuese”, tha Berisha.