Përveç mungesës së terapisë biologjike, në Onkologjinë e Shkupit ka mungesë edhe të kuadrit mjekësor

Prej muajsh, nga vera e kaluar e deri më sot, Klinika e Onkologjisë ka numër të reduktuar të infermierëve, mjekëve dhe administratorëve. Ministria e Shëndetësisë duhet të punësojë 50 persona në këto pozita për ta sjellë Klinikën në një nivel minimal të gatishmërisë. Ministria e Financave duhet të japë miratimet për këto punësime, të cilat […]

Jan 22, 2025 - 14:00
 0  4
Përveç mungesës së terapisë biologjike, në Onkologjinë e Shkupit ka mungesë edhe të kuadrit mjekësor
Klinika Universitare për Radioterapi dhe Onkologji në Shkup. Foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

Prej muajsh, nga vera e kaluar e deri më sot, Klinika e Onkologjisë ka numër të reduktuar të infermierëve, mjekëve dhe administratorëve. Ministria e Shëndetësisë duhet të punësojë 50 persona në këto pozita për ta sjellë Klinikën në një nivel minimal të gatishmërisë. Ministria e Financave duhet të japë miratimet për këto punësime, të cilat ende nuk ishin finalizuar para Vitit të Ri edhe pse premtimet për punësime u dhanë për publikun dhe pacientët me kancer që në korrik, raporton Sloboden Peçat, transmeton Portalb.mk.

Nga dje në Klinikën e Onkologjisë ka mbaruar papritur terapia biologjike Atezolizumab (Tecentriq), Bevacizumab (Avastin), Palbociclib, Ribociclib, Fulvestrant, Cetuximab dhe ka shumë mundësi që në periudhë të shkurtër të mos ketë edhe Trastuzumab emtansine (Kadcyla), Nivolumab dhe Vemurafenib. Arsyeja e mungesës është papërgjegjshmëria sistematike dhe buxhetimi i pamjaftueshëm për të plotësuar nevojat e pacientëve.

Çdo vit të paktën dy herë, pavarësisht se kush është drejtor, terapia biologjike mbaron. Sasitë e barnave janë varfëruar dhe të rejat nuk merren si në të kaluarën në revers, sepse është e paligjshme. Në ndërkohë, pacientët lihen në mëshirë të fatit.

Nuk ka asnjë mënyrë që ata të blejnë ilaçet e tyre, edhe nëse do të ishin të gatshëm të derdhnin mijëra euro nga xhepat e tyre, me përjashtim të disa tabletave që mund t’i marrin në Serbi.

Klinika vazhdimisht përballet me një numër gjithnjë e më të madh të pacientëve, por buxhetet e planifikuara që ndahen nuk rriten proporcionalisht. Pacientët këmbëngulin që barnat biologjike të vendosen në listën pozitive të barnave menjëherë, sa më shpejt pa pritur dhe zvarritur me vite.

Në Maqedoni nuk ka një regjistër për të përcaktuar saktësisht se sa pacientë duhet të marrin një terapi të caktuar, gjë që tregon se sa i thellë është problemi me planifikimin e papërgjegjshëm.