Është instaluar sistemi i ajrit të kompresuar në Kompleksin e Klinikave Shkup, së shpejti do të vihet në funksion

Ministria e Shëndetësisë informoi se është përfunduar plotësisht montimi dhe instalimi i sistemit të ajrit të kompresuar në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” – Shkup. Janë montuar dhe instaluar tre kompresorë me pajisjet e nevojshme shoqëruese – rezervuarë, separatorë, ndarës automatik të kondensit të kontrolluar elektronikisht, separator ciklonik për heqjen e lagështirës dhe vajit në […]

Jan 22, 2025 - 14:00
 0  4
Është instaluar sistemi i ajrit të kompresuar në Kompleksin e Klinikave Shkup, së shpejti do të vihet në funksion
Sistemi i ajrit të kompresuar në Kompleksin e Klinikave Shkup. Foto: Ministria e Shëndetësisë

Ministria e Shëndetësisë informoi se është përfunduar plotësisht montimi dhe instalimi i sistemit të ajrit të kompresuar në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” – Shkup. Janë montuar dhe instaluar tre kompresorë me pajisjet e nevojshme shoqëruese – rezervuarë, separatorë, ndarës automatik të kondensit të kontrolluar elektronikisht, separator ciklonik për heqjen e lagështirës dhe vajit në nivelin e daljes së kompresorit, si dhe pajisje të tjera, transmeton Portalb.mk.

“Gjithashtu, është kryer zëvendësimi dhe montimi i rrjetit të tubave prej bakri, pikat e lidhjes dhe kabinetet shpërndarëse për ajrin e kompresuar për furnizimin e bllokut operativ me 12 salla dhe 2 salla të Klinikës së Kirurgjisë Plastike, në përputhje me Farmakopenë Evropiane dhe sipas Direktivës Evropiane 93/42/EEC. Aktualisht, sistemi i ajrit të kompresuar në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” – Shkup është në fazën e provës. Pas përfundimit të kësaj faze, Ministria e Shëndetësisë do të caktojë një afat për ndërprerjen e plotë të furnizimit me ajër të kompresuar në të gjitha klinikat e kompleksit spitalor, për t’u lidhur me përdoruesit e tjerë. Pas realizimit të këtyre aktiviteteve, sistemi i ajrit të kompresuar do të vihet në funksion të plotë”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.

Kujtojmë se sallat e operimit në Qendrën Klinike “Nënë Tereza”, ndaluan së punuari për shkak të një ere të pakëndshme që u përhap përmes sistemit të ventilimit dhe problemi i furnizimit me oksigjen. Prokuroria Themelore Publike është zotuar se do të hetojë rastin, në rast se ka vepër penale.

Më 29 korrik, ministri Arben Taravari theksoi se në sistemin klinik për furnizimin me oksigjen është gjetur formaledih, e cila shkakton irritim të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes, syve dhe hundës dhe mund të shkaktojë alergji dhe inflamacione, ndërsa gjatë një ekspozimi afatgjatë mund të jetë edhe kancerogjen.