Plag*osja në Gjonaj të Hasit, dorëzohen në polici edhe dy të dyshuar

Janë dorëzuar në polici dy nga të dyshuarit që ishin shpallur në kërkim për plagosjen që ndodhi para disa ditësh në Gjonaj të Hasit. Në njoftimin e policisë thuhet se të dyshuarit janë Hajdin dhe Hajdar Likaj. Ata dyshohen për katër vepra penale ‘Vrasje e rende ne tentative’, ‘Lëndim i rendë truporë’, ‘Mbajtje ne pronësi, […]

qershor 3, 2024 - 18:01
 0  5
Plag*osja në Gjonaj të Hasit, dorëzohen në polici edhe dy të dyshuar
plag*osja-ne-gjonaj-te-hasit,-dorezohen-ne-polici-edhe-dy-te-dyshuar

plag*osja-ne-gjonaj-te-hasit,-dorezohen-ne-polici-edhe-dy-te-dyshuar

Janë dorëzuar në polici dy nga të dyshuarit që ishin shpallur në kërkim për plagosjen që ndodhi para disa ditësh në Gjonaj të Hasit.

Në njoftimin e policisë thuhet se të dyshuarit janë Hajdin dhe Hajdar Likaj.

Ata dyshohen për katër vepra penale ‘Vrasje e rende ne tentative’, ‘Lëndim i rendë truporë’, ‘Mbajtje ne pronësi, kontroll apo posedim te paautorizuar te armeve’ dhe ‘Pjesëmarrje ne rrahje’.

“Hetuesi policor gjate hetimit te rasti ne cilësinë e provave materiale kanë arrit te gjejnë dhe te sekuestrojnë një revole (pistoletë revolver) me mbishkrim 357 MAGNUM, me numër serik 72032 dhe dy fishekë kalibër i panjohur , për te cilën dyshohet se është përdorur. Të njëjtit në prani të avokatit mbrojtës janë intervistuar. Në lidhje me këtë është informuar prokurori i rasti, i cili ka lëshuar aktvendim për ndalimin e te dyshuarve për 48 ore .Rasti është nen hetime!”, thuhet në njoftim.

Gjatë ditëve të kaluar, organet e rendit kanë arritur të prangosin edhe katër anëtarë të tjerë të familjes Likaj.