PLD-ja e Zajkovës po i afrohet qëndrimeve të Mickoskit: Ndryshimet kushtetuese me efekt të vonuar
Ndryshimet kushtetuese me efekt të vonuar janë një opsion i mirë dhe i mundshëm që duhet të përdoret për të zhbllokuar integrimin në BE, sipas PLD-së opozitare. Kryetarja e partisë, The post PLD-ja e Zajkovës po i afrohet qëndrimeve të Mickoskit: Ndryshimet kushtetuese me efekt të vonuar appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Ndryshimet kushtetuese me efekt të vonuar janë një opsion i mirë dhe i mundshëm që duhet të përdoret për të zhbllokuar integrimin në BE, sipas PLD-së opozitare. Kryetarja e partisë, Monika Zajkova, thotë se në konkluzionet e Këshillit Evropian për fillimin e negociatave me Maqedoninë, nuk i jepet asnjë obligim vendit me hyrjen në fuqi të ndryshimeve kushtetuese. Me qëndrime të tilla Zajkova i afrohet edhe më shumë qëndrimeve të kryeministrit Mickoski, përcjell FLAKA.
Ajo e mori idenë e veprimit të vonuar nga bisedimet me partitë partnere liberale nga Evropa, nga ku iu fol për Brexit dhe protokollin Windsor kur problemi i zbatimit u zgjidh përmes interpretimit.
Zajkova thotë se edhe kur ishte pjesë e qeverisë së Kovaçevska, sugjeroi gjetjen e mënyrës për zbatimin e konkluzioneve të Këshillit në pjesën për ndryshimet kushtetuese pa dëmtuar vendin. Ajo thotë se PLD-ja do të jetë partia e parë që do t’i japë dorën Qeverisë për të vazhduar dhe intensifikuar procesin e BE-së.
Kryeministri Mickoski dje, pas takimeve në Samitin e Procesit të Berlinit dhe me shefin e shtetit gjerman, tha se është më optimist për integrimin e vendit në BE. Ai madje hapi opsionin për të hequr dorë nga letra e paralajmëruar për Brukselin, e cila duhej të përmbante qëndrimet dhe propozimet e Maqedonisë për tejkalimin e problemit me Bullgarinë dhe fillimin e negociatave me BE-në.
Megjithatë, siç tha ai, nuk do të ndajë detaje në interes të bisedimeve.
Paraprakisht, lideri i opozitës LSDM Filipçe, nga ana tjetër, kishte paralajmëruar se LSDM nuk do të pengojë integrimin në BE dhe do të mbështesë ndryshimet kushtetuese me efekt të vonuar, por kërkoi nga kryeministri të thotë se cilat janë vendet që e mbështesin qëndrimin e tillë të Maqedonisë. FLAKA
The post PLD-ja e Zajkovës po i afrohet qëndrimeve të Mickoskit: Ndryshimet kushtetuese me efekt të vonuar appeared first on Flaka, në çdo lajm... .