BB: Maqedonia këtë vit me rritje të PBB-së prej vetëm 1,8 për qind, më e ulëta në rajon
Banka Botërore pret që rritja ekonomike për vitin e ardhshëm të jetë në nivelin 2.7 për qind, me kusht që të realizohen investimet kapitale të shtetit, të vazhdojë konsumi familjar, The post BB: Maqedonia këtë vit me rritje të PBB-së prej vetëm 1,8 për qind, më e ulëta në rajon appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Banka Botërore pret që rritja ekonomike për vitin e ardhshëm të jetë në nivelin 2.7 për qind, me kusht që të realizohen investimet kapitale të shtetit, të vazhdojë konsumi familjar, por edhe nëse eksportet e shtetit përmirësohen, përcjell FLAKA.
Ky institucion financiar ndërkombëtar parashikon se inflacioni vitin e ardhshëm do të jetë në nivelin 3 për qind, në një mesatare afatgjatë prej 2 për qind. Megjithatë, ekonomistët paralajmërojnë se vendi do të përballet me rreziqe të mëdha, përballë tyre – produktiviteti i ulët, shpërndarja joefikase e kapitalit dhe kërkesa e dobët e jashtme, e plotësuar nga hapësira e kufizuar fiskale dhe rritja e rreziqeve fiskale në kushtet e normave të larta të interesit që paraqesin rrezik ndaj rritjes ekonomike.
Pritjet e Bankës Botërore janë që këtë vit, pas rritjes së arritur të BPV-së, Maqedonia të jetë në fund në raport me vendet përreth. Ekonomia maqedonase është e vetmja që do të rritet nën dy për qind. Pak më mirë se ne është Bosnja dhe Hercegovina, me një rritje prej 2.8%, dhe pjesa tjetër e vendeve kanë një rritje të Prodhimit të Brendshëm Bruto mbi tre për qind.
Banka Botërore
Rritja e PBB-së 2024
Maqedonia e Veriut 1.8%
Bosnja dhe Hercegovina 2.8%
Shqipëria 3.3%
Mali i Zi 3.4%
Kosova 3.8%
Serbia 3.8%
Sa i përket borxhit publik, bankierët kanë konfirmuar vetëm gjendjen shqetësuese – ai tashmë ka arritur në 62% të PBB-së, që sipas tyre është reflektim i efikasitetit të dobët të shpenzimit të parasë publike dhe disiplinës së dobët fiskale. Banka Botërore thotë se deficiti fiskal dhe borxhi publik mbeten të ngritura në afat të mesëm për shkak të shpenzimeve më të larta të detyrueshme dhe rritjes së rreziqeve fiskale që lidhen me detyrimet e prapambetura, pensionet dhe kostot financiare përpara zgjedhjeve lokale.
Rritja e përbashkët ekonomike në vendet e Ballkanit Perëndimor pritet të arrijë në 3.7%, por rajoni duhet të miratojë reforma strukturore, përfshirë ato në Planin e Rritjes së BE-së. FLAKA
The post BB: Maqedonia këtë vit me rritje të PBB-së prej vetëm 1,8 për qind, më e ulëta në rajon appeared first on Flaka, në çdo lajm... .