PLD përsëriti thirrjet për kufizim të TikTokut në RMV
Partia Liberal Demokrate (PLD) ka dënuar përhapjen e papërgjegjshme dhe të pakontrolluar të përmbajtjes në rrjetet sociale, siç është “sfida e fundit e TikTok”, e njohur si “Superman”, si rezultat i së cilës janë lënduar dhjetëra nxënës anembanë Maqedonisë së Veriut, transmeton Portalb.mk. PLD-ja rikujtoi propozimin që i ka dorëzuar Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës […]
Partia Liberal Demokrate (PLD) ka dënuar përhapjen e papërgjegjshme dhe të pakontrolluar të përmbajtjes në rrjetet sociale, siç është “sfida e fundit e TikTok”, e njohur si “Superman”, si rezultat i së cilës janë lënduar dhjetëra nxënës anembanë Maqedonisë së Veriut, transmeton Portalb.mk.
PLD-ja rikujtoi propozimin që i ka dorëzuar Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës vitin e kaluar, menjëherë pas ngjarjeve fatkeqe në Serbinë fqinje, i cili kërkon kontrollin e përmbajtjeve të transmetuara në rrjetet sociale, si dhe ndalimin e përmbajtjeve që nxisin dhunë.
“Prandaj, ne kërkojmë rregullim të menjëhershëm të përmbajtjes së rrjeteve sociale duke vendosur masa për ndalimin e atyre që inkurajojnë dhunën dhe sjelljen vetëshkatërruese, duke rritur mbikëqyrjen dhe duke vendosur sanksione për platformat që bëjnë përmbajtje të rrezikshme të disponueshme për të miturit. Është koha të zgjohemi si shoqëri dhe të mos lejojmë që një fëmijë tjetër të bjerë viktimë e lojërave të tilla të rrezikshme. Më të vegjlit tanë meritojnë një fëmijëri të mbushur me gëzim, jo frikë dhe pasoja të tendencave fatkeqe”, thanë nga PLD.
- LEXO: 11 fëmijë nga Shkupi kanë përfunduar në spital pas sfidës së re në “TikTok”, dy me krahë të thyer
- LEXO: Adoleshentë dhe nxënës të shkollave të mesme në RMV përfundojnë në spital pasi luajnë sfidën virale të TikTok ‘Superman’
Sfida e Supermenit është e njohur në shkollat fillore dhe të mesme. Fëmijët zakonisht e përdorin kohën për këtë kur janë në pushim të gjatë.
Në sfidën, e cila është e njohur në mesin e adoleshentëve dhe të rinjve në TikTok, grup fëmijësh incizohen duke kërcyer në krahët e shtrirë të bashkëmoshatarëve duke imituar Supermanin, të cilët më pas duhet të kërcejnë nga krahët dhe të zbresin në dysheme me këmbë.
Fraktura dhe lëndime kanë pësuar edhe fëmijët në vendet e rajonit.
Prindërit duhet t’u shpjegojnë fëmijëve të tyre rreziqet e kësaj dhe sfidave të tjera të ngjashme në internet.
Rikujtojmë që pak ditë pas vrasjes së një nxënësi 14 vjeçar nga një bashkëmoshatar i tij në Tiranë, Qeveria e Shqipërisë ka propozuar kufizimin e rrjeteve sociale TikTok dhe Snapchat te fëmijët. Një nismë e ngjashme vitin 2023 u propozua edhe në Maqedoninë e Veriut, por nuk u bë asgjë konkrete ndërsa e njëjta mbeti në harresë. Ekspertët alarmojnë për ndikimet negative të rrjeteve sociale, megjithatë thonë se mbyllja e tyre duket e pamundur, megjithatë ata propozojnë masa edukative dhe preventive.