“Po kthehet gjyqësori Swarovski”. LSDM akuzon VMRO-DPMNE-në për partizim
Në vend të institucioneve të pavarura, VMRO-DPMNE-ja po mundohet plotësisht të partizojë gjyqësorin, akuzon opozitarja LSDM. Siç deklaroi zëdhënësja, Bogdanka Kuzeska, anëtare e Këshillit Gjyqësor është emëruar bashkëshortja e një The post “Po kthehet gjyqësori Swarovski”. LSDM akuzon VMRO-DPMNE-në për partizim appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Në vend të institucioneve të pavarura, VMRO-DPMNE-ja po mundohet plotësisht të partizojë gjyqësorin, akuzon opozitarja LSDM. Siç deklaroi zëdhënësja, Bogdanka Kuzeska, anëtare e Këshillit Gjyqësor është emëruar bashkëshortja e një kryetari komune nga radhët e VMRO-DPMNE-së.
-Kjo edhe një herë konfirmon se qëllimi i pushtetit është kontroll i plotë ndaj gjyqësorit dhe asgjë tjetër. Në vend të institucioneve të pavarura që do të sjellin vendime sipas ligjit, po kthehet “gjyqësori swarovski” që do të jetë dorë e zgjatur e Mickoskit dhe partisë së tij, tha Bogdanka Kuzeska, zëdhënëse e LSDM-së.
Siç thonë nga LSDM, me muaj kanë paralajmëruar se ky nuk është rast i izoluar, por strategji e qartë e kryeministrit Mickoski dhe partisë së tij, që gjykatësit vetëm të jenë pengje që do të sjellin vendime sipas direktivave partiake.
Me reagim doli partia në pushtet. Sipas tyre, LSDM nuk ka kredibilitet të flasë për gjyqësor të pavarur për shkak se siç thonë së bashku me BDI-në kanë qenë sinonim për partizimin dhe okupimin e institucioneve.
-Këtë e dëshmoi edhe rasti i fundit me Listën e Zezë e DASH ku u gjendën ish zv.kryeministri i Qeverisë së LSD-së dhe BDI-së, Artan Grubi dhe gjykatësi Enver Bexheti për ndërhyrje direkte dhe ndikim në proceset dhe vendimet gjyqësore. Partneri strategjik SHBA siguroi prova se Artan Grubi ka marrë ryshfet që të ndikojë ndaj vendimit gjyqësor, thonë nga VMRO-DPMNE.
Nga VMRO-DPMNE rikujtuan se paraprakisht gjykatësit Naqe Gjorgiev dhe Ixhet Memeti, të afërt me LSD-në dhe BDI-në, gjithashtu e pranuan se kanë marrë ryshfet. Nga DPMNE thonë se punojnë për transformim të plotë, profesionalizëm dhe pavarësi për organet e gjyqësorit.
The post “Po kthehet gjyqësori Swarovski”. LSDM akuzon VMRO-DPMNE-në për partizim appeared first on Flaka, në çdo lajm... .