Po vijnë temperaturat e larta – MSH apelon për kujdes, veçanërisht për grupet e rrezikuara

Ministria e Shëndetësisë njofton aktivizimin e Fazës 3 të Planit Aksional për valët e të nxehtit. Kjo fazë parashikon temperatura jashtëzakonisht të larta që rrezikojnë shëndetin e popullatës, veçanërisht grupet The post Po vijnë temperaturat e larta – MSH apelon për kujdes, veçanërisht për grupet e rrezikuara appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

qershor 24, 2025 - 22:00
 0
Po vijnë temperaturat e larta – MSH apelon për kujdes, veçanërisht për grupet e rrezikuara

Ministria e Shëndetësisë njofton aktivizimin e Fazës 3 të Planit Aksional për valët e të nxehtit. Kjo fazë parashikon temperatura jashtëzakonisht të larta që rrezikojnë shëndetin e popullatës, veçanërisht grupet më të ndjeshme si personat mbi 60 vjeç, gratë shtatzëna dhe fëmijët e vegjël.

Qytetarët këshillohen të qëndrojnë në ambiente të freskëta gjatë pjesës më të nxehtë të ditës, të pinë shumë lëngje dhe të shmangin alkoolin.

Punëdhënësit duhet të riorganizojnë oraret për punëtorët e ekspozuar ndaj nxehtësisë, duke ofruar kushte të përshtatshme ose punë në distancë. Institucionet shëndetësore dhe arsimore duhet të zbatojnë protokollet për situata krizash, ndërsa Kryqi i Kuq dhe komunat do të intensifikojnë ndihmën për të moshuarit dhe personat në nevojë.

The post Po vijnë temperaturat e larta – MSH apelon për kujdes, veçanërisht për grupet e rrezikuara appeared first on Flaka, në çdo lajm... .