Polemia LD-LSDM për adminisratën, Mickovski: Nuk ka një gjë të tillë, nuk do të ketë kurrë!

Sulmi i sotëm ndaj zëvendëskryeministrit Izet Mexhiti është edhe një dëshmi tjetër se sa pak i duhet LSDM-së për të treguar fytyrën e saj të vërtetë, një parti e mbetur The post Polemia LD-LSDM për adminisratën, Mickovski: Nuk ka një gjë të tillë, nuk do të ketë kurrë! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

shkurt 24, 2025 - 00:00
 0  4
Polemia LD-LSDM për adminisratën, Mickovski: Nuk ka një gjë të tillë, nuk do të ketë kurrë!

Sulmi i sotëm ndaj zëvendëskryeministrit Izet Mexhiti është edhe një dëshmi tjetër se sa pak i duhet LSDM-së për të treguar fytyrën e saj të vërtetë, një parti e mbetur në të kaluarën, e cila nuk mund të çlirohet nga trashëgimia e përçarjeve, manipulimeve dhe drejtësisë selektive, reaguan nga LD.

Kumtesa

LSDM-së i mungon BDI-ja e tyre e dëgjueshme! Ata janë të humbur pa Artan Grubin dhe Bujar Osmanin, partnerët e tyre afatgjatë në skemat korruptive, të cilët për vite me radhë sakrifikuan interesat e shqiptarëve për interesa personale, shoqërore dhe familjare. Tani, kur LD-ja është partia që punon ekskluzivisht për të mirën e qytetarëve, LSDM-ja nuk di si të përballet me këtë realitet, prandaj i drejtohet sulmeve të ulëta dhe akuzave të pabazuara.

LD-ja nuk do të lejojë të heshtet! Ne do të vazhdojmë të punojmë në interes të shqiptarëve dhe të gjithë qytetarëve të Maqedonisë së Veriut. Ndërkohë që LSDM-ja merret me akuza boshe, LD-ja investon në infrastrukturë, arsim dhe zhvillim ekonomik. Ndryshimet e vërteta nuk vijnë nga ata që për dekada kanë abuzuar me pushtetin, por nga forcat e reja që sjellin rezultate reale.

Nga opozitarja LSDM thonë se “zëvendëskryeministri Izet Mexhiti paralajmëron partizim të fuqishëm të institucioneve me punësimin e 3000 personave ushtarë partiak në administratë, ndërsa kryeministri Hristijan Mickoski hesht.”

“Taravari tha se fillimisht duhet të zgjidhen çështjet etnike dhe pastaj të flitet për ekonominë. Mexhiti ka një strategji të indoktrinimit të parë të kuadrove partiake. Dhe Mickoski hesht. Heshtja e Mickoskit do të thotë se operacioni i fuqishëm për partizanizimin e administratës është tashmë një çështje e dakorduar para zgjedhjeve. Ky është një skandal me përmasa të mëdha, që tregon se pas patriotizmit të rremë fshihet një sistem klientelizmi dhe korrupsioni, prandaj duhet të ketë llogaridhënie”, thonë nga LSDM.

Ata kërkojnë ndërprerje të menjëhershme të të gjitha punësimeve në administratën publike, hetim të plotë të këtij skandali dhe procedurë nga Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit.

Në debat ndërhyri edhe kryeministri Hrisijan Mickovski. Dikush mund të bëjë lista për punësime, por kjo nuk do të ndodhë derisa të jem unë kryeministër i Maqedonisë së Veriut, theksoi Hristijan Mickoski, duke reaguar ndaj deklaratës së Zëvendëskryeministrit Izet Mexhiti për premtimin e punësimit të mijëra shqiptarëve në administratën shtetërore.

Mickoski theksoi se punësimet duhet të bazohen në kompetenca dhe meritokraci, dhe se çdo përpjekje për të përzierë aspekte partiake dhe etnike është e papranueshme.

“Nuk ka një gjë të tillë, nuk do të ketë kurrë. Kam lexuar se, kam ndjekur mediat, një gjë e tillë nuk ekziston dhe nuk do të ekzistojë derisa të jem kryeministër i qeverisë maqedonase. Do të punësohen, dhe është mirë që të punësohen njerëz që do të jenë kompetentë dhe njerëz që do t’i përgjigjen në mënyrë të duhur atyre punëve, nuk duhet të diskutojmë tani për çelësat partiakë, etnikë. Ne do të bëjmë një ligj që të ketë një përfaqësim të drejtë, etnik, sepse ate që e kanë bërë është anuluar nga Gjykata Kushtetuese sepse “badenteri” është kategori kushtetuese, duhet të harmonizojmë legjislacionin në përputhje me kategorinë kushtetuese. Dikush mund të rrijë duke bërë lista, nuk e përjashtoj këtë, por për sa kohë që unë jam kryeministër, një gjë e tillë nuk do të ndodhë” – tha Mickoski.

Mickoski gjithashtu komentoi raportet brenda koalicionit qeveritar, duke thënë se marrëdhëniet janë të mira, por disa individë mund të kërkojnë të rrisin vlerësimin e tyre publikisht.

The post Polemia LD-LSDM për adminisratën, Mickovski: Nuk ka një gjë të tillë, nuk do të ketë kurrë! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .