Policia e Maqedonisë së Veriut arrestoi një qytetar për ndezje të zjarrit, ndërkohë filloi kontrollet me dron (VIDEO)

U arrestua një qytetar i Maqedonisë së Veriut nën dyshimet për ndezje të zjarrit në hapësirat e hapura, ndërkohë Policia e Maqedonisë së Veriut ka filluar kontrollin e pyjeve me dron, transmeton Portalb.mk. “Në fshatin Shtavicë, rrethina e Prilepit, nëpunësit policorë të NJPB Prilep dhe Stacionit Policor të Mbikëqyrje Kufitare në Staravinë pranë Qendrës Rajonale […]

gusht 7, 2024 - 00:30
 0  5
Policia e Maqedonisë së Veriut arrestoi një qytetar për ndezje të zjarrit, ndërkohë filloi kontrollet me dron (VIDEO)
Pasoja nga zjarret. Foto nga Teuta Buçi - Portalb.mk

U arrestua një qytetar i Maqedonisë së Veriut nën dyshimet për ndezje të zjarrit në hapësirat e hapura, ndërkohë Policia e Maqedonisë së Veriut ka filluar kontrollin e pyjeve me dron, transmeton Portalb.mk.

“Në fshatin Shtavicë, rrethina e Prilepit, nëpunësit policorë të NJPB Prilep dhe Stacionit Policor të Mbikëqyrje Kufitare në Staravinë pranë Qendrës Rajonale për Çështje Kufitare “Jug” e kanë privuar nga liria G.K (54) nga fshati Shtavicë për shkak të dyshimit se ka shkaktuar zjarr”, raportoi Policia e Maqedonisë së Veriut.

Raportohet që rreth orës 09:00 ai ka nisur një zjarr te bari i thatë në oborrin e shtëpisë, zjarr që është shpërndarë te fqinji. Punonjësit policor e kanë shuar zjarrin, ndërsa ndaj tij është paraqitur kallëzim penal për “shkaktim të rrezikut të përgjithshëm”.

Policia e Maqedonisë së Veriut ka filluar përdorimin e dronëve për monitorimin e brezave pyjorë në territorin e shtetit.

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka marrë vendim për ekzistimin e gjendjes së krizës për shkak të rritjes së shfaqjes së zjarreve në territorin e vendit.

Kujtojmë se është vënë ndalesë e plotë e lëvizjes në pyje dhe toka pyjore në territorin e menaxhuar nga NP “Pyjet Kombëtare”, i cili do të zgjasë deri në ditën e shfuqizimit të tij, në periudhën nga ora 06:00 deri në orën 20:00.