Policia e Maqedonisë së Veriut kërkoi nga qytetarët të kenë kujdes në lidhje me disa mesazhe

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut të kenë kujdes gjatë pranimit të disa mesazheve të dyshimta që vijnë në telefonin e tyre, kërkuan nga policia e Maqedonisë së Veriut, transmeton Portalb.mk. “U bëjmë thirrje qytetarëve të mos bien pre e mashtrimeve të këtilla, ndërsa Sektori i Krimit Kompjuterik pranë MPB-së tashmë ka ndërmarrë masa dhe aktivitete […]

Prill 23, 2025 - 02:00
 0  5
Policia e Maqedonisë së Veriut kërkoi nga qytetarët të kenë kujdes në lidhje me disa mesazhe
Policia e Maqedonisë së Veriut. Foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut të kenë kujdes gjatë pranimit të disa mesazheve të dyshimta që vijnë në telefonin e tyre, kërkuan nga policia e Maqedonisë së Veriut, transmeton Portalb.mk.

“U bëjmë thirrje qytetarëve të mos bien pre e mashtrimeve të këtilla, ndërsa Sektori i Krimit Kompjuterik pranë MPB-së tashmë ka ndërmarrë masa dhe aktivitete adekuate për sanksionimin ligjor të kryerësve”, deklaroi Policia.

Ata kërkuan nga qytetarët të mos hapin mesazhet e dyshimta, mesazhe që nuk vijnë nga dërgues të verifikuar dhe të njohur për ta.

“Disa qytetarëve dhe personave juridikë, nga ana e kryerësve të cilët prezantohen rrejshëm në emër të MPB-së dhe EUROPOL-it, janë drejtuar ftesa të rreme kinse lidhur me një hetim vijues”, alarmoi Policia.