Policia e RMV-së arrestoi një të arratisur nga “Idrizova” i dënuar me shtatë vjet e gjashtë muaj burg
Policia e Maqedonisë së Veriut ka arrestuar një të burgosur i cili ishte arratisur nga Burgu i Idrizovës, ku po vuante dënimin prej shtatë vjet e gjashtë muaj burgu. Nga dënimi i përgjithshëm, ai duhet të vuajë edhe katër vjet e tre muaj, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), transmeton Portalb.mk. “Sot në Shkup, […]
Policia e Maqedonisë së Veriut ka arrestuar një të burgosur i cili ishte arratisur nga Burgu i Idrizovës, ku po vuante dënimin prej shtatë vjet e gjashtë muaj burgu. Nga dënimi i përgjithshëm, ai duhet të vuajë edhe katër vjet e tre muaj, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), transmeton Portalb.mk.
“Sot në Shkup, S.B. (30) është privuar nga zyrtarët policorë të Njësisë së Policisë Intervenuese në SPB Shkup, i cili ishte në kërkim me fletarrest qendror nga MPB-ja dhe me një tjetër nga Burgu i Idrizovës për arratisje nga burgu”, njofton MPB.
Nga aty thonë se S.B. është dënuar me burgim prej shtatë vjet e gjashtë muaj për vepër penale të kryer nga neni 215 paragrafi 1 i Kodit Penal.
“Për përfundimin e vuajtjes së dënimit ka katër vjet, tre muaj e 12 ditë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Siç bëjnë me dije MPB-ja, personi do të dorëzohet në institutin ndëshkuese – përmirësuese kompetente.