Policia në Gjakovë shqiptoi rreth 12 mijë gjoba trafiku gjatë 2025-tës
Policia Rajone e Gjakovës ka njoftuar se Plani i saj operativ për rritjen e sigurisë në trafik ka dhënë rezultate, duke ndikuar në uljen e aksidenteve rrugore bazuar në analizën e situatës në trafik dhe planifikimet vjetore. Masat e marra nga Policia rrugore e këtij rajoni sipas njoftimit kanë rezultuar me shqiptimin e mbi 11


Policia Rajone e Gjakovës ka njoftuar se Plani i saj operativ për rritjen e sigurisë në trafik ka dhënë rezultate, duke ndikuar në uljen e aksidenteve rrugore bazuar në analizën e situatës në trafik dhe planifikimet vjetore.
Masat e marra nga Policia rrugore e këtij rajoni sipas njoftimit kanë rezultuar me shqiptimin e mbi 11 mijë gjobave dhe sekuestrimin e mbi 500 patentë shoferëve.
Sipas njoftimit të Policisë, fokusi kryesor është parandalimi i shkeljeve më të rrezikshme në komunikacionin rrugor, si: tejkalimi i shpejtësisë së lejuar, përdorimi i telefonit gjatë ngasjes, mosrespektimi i sinjalizimit dhe përparësisë, tejkalime në vende të ndaluara, ngasja nën ndikimin e alkoolit, mospërdorimi i rripit të sigurisë dhe transporti i pasigurt i fëmijëve etj.
“Nga 1 janari deri më 9 prill 2025 janë shqiptuar 11,969 gjoba, janë sekuestruar 522 patentë shoferë si masë mbrojtëse dhe janë mbajtur 5 ligjërata në shkolla në kuadër të planit ‘Siguria e nxënësve në rrugë’.” – thuhet në njoftimin e Policisë.
Sipas njoftimit, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024, numri i aksidenteve me lëndime trupore janë ulur me 28%, numri i të lënduarve ka rënë me 26%, aksidentet me dëme materiale janë zvogëluar me 21%, kurse, po sipas njoftimit, numri total i aksidenteve është ulur për 27%.
Sipas njoftimit, këto rezultate dëshmojnë efektshmërinë e masave parandaluese dhe rritjen e vetëdijes në trafik.
Policia thotë se do të vazhdojë me masa parandaluese dhe rritjen e vetëdijes në trafik, si dhe kërkon nga qytetarët respektimin e rregullave në trafik.