Gjesti dhe Egli më të afërt se kurrë, e nisin ditën me puthje dhe përqafime
Duket se raporti mes Gjesti dhe Eglit po përjeton një kthesë pozitive, pasi së fundmi janë parë më të afërt dhe më të harmonizuar se kurrë më parë. Pas një periudhe jo të lehtë, ku raporti i tyre kaloi nëpër ulje-ngritje të forta, shenja të qarta pajtimi dhe afrimiteti po vihen re gjithnjë e më […]


Duket se raporti mes Gjesti dhe Eglit po përjeton një kthesë pozitive, pasi së fundmi janë parë më të afërt dhe më të harmonizuar se kurrë më parë.
Pas një periudhe jo të lehtë, ku raporti i tyre kaloi nëpër ulje-ngritje të forta, shenja të qarta pajtimi dhe afrimiteti po vihen re gjithnjë e më shumë.
Mbrëmjen e kaluar, ishte pikërisht Gjesti ai që ndërmori një hap të papritur, por mjaft të ëmbël – ai iu afrua Eglit në shtrat dhe e pyeti me butësi nëse mund të flinte pranë saj. Ky gjest, që u komentua gjerësisht nga ndjekësit e formatit, u pa si një tregues i hapur i dëshirës për t’u rilidhur emocionalisht me të.
Por momentet e ngrohta nuk përfunduan aty. Vetëm mëngjesin e sotëm, dyshja e nisi ditën me plot dashuri, duke shkëmbyer puthje dhe përqafime të ngrohta.
Ishte sërish Gjesti ai që u mbështet pas Eglit, në një moment plot qetësi dhe afeksion, teksa të dy dukeshin të humbur në praninë e njëri-tjetrit.
Raporti mes tyre ka qenë herë mirë dhe herë i tensionuar që kur Egli u largua nga shtëpia e BBVA-s, për t’u rikthyer sërish në shtëpi.
Me të hyrë brenda, ajo i kishte vendosur barriera këngëtarit dhe në shumicën e rasteve fjaloseshin rëndë.
Të shumta ishin rastet kur Gjesti ia kishte potencuar asaj se nuk kishte ndjenja për të por se i pëlqen të rri me të.