Policia tregon si ndodhi aksidenti në Leposaviq ku vdiq 26-vjeçari dhe u lënduan katër tjerë, publikon pamje

Policia e Kosovës ka publikuar pamje nga aksidenti i rëndë që ndodhi sonte në Leposaviq, ku si pasojë vdiq një 26-vjeçar dhe u lënduan katër persona tjerë. Sipas hetimeve fillestare, dyshohet se njëra nga veturat ka kaluar në shiritin e kundërt, duke u përplasur me automjetin që po vinte në kahje të kundërt. “Si pasojë […]

dhjetor 10, 2025 - 02:30
 0
Policia tregon si ndodhi aksidenti në Leposaviq ku vdiq 26-vjeçari dhe u lënduan katër tjerë, publikon pamje

Policia e Kosovës ka publikuar pamje nga aksidenti i rëndë që ndodhi sonte në Leposaviq, ku si pasojë vdiq një 26-vjeçar dhe u lënduan katër persona tjerë.

Sipas hetimeve fillestare, dyshohet se njëra nga veturat ka kaluar në shiritin e kundërt, duke u përplasur me automjetin që po vinte në kahje të kundërt.

“Si pasojë e aksidentit, pesë persona kanë pësuar lëndime: dy shoferët dhe tre pasagjerë. Fatkeqësisht, njëri nga pasagjerët, i identifikuar me inicialet V. M. (1999), ka ndërruar jetë në spitalin rajonal të Mitrovicës Veri, rreth orës 20:30 trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për procedurat e mëtejshme ligjore”, ka njoftuar Policia.

Policia ka thënë se hetimet po vazhdojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.