Policia zbulon strehën e sendeve të vjedhura të 52-vjeçarit që u arrestua më 2 nëntor
Policia në kryeqytet ka njoftuar se ndërmarrë aksion në lidhje me të arrestuar B.C. nën dyshimin se ka kryer 8 raste të vjedhjeve të rënda. Policia ka kontrolluar një lokacion në Prishtinë ku i dyshuari i kishte fshehur sendet e vjedhura. Aty janë sekuestruar 7 telefona, 11 ora dore, stoli dhe pajisje të tjera të


Policia në kryeqytet ka njoftuar se ndërmarrë aksion në lidhje me të arrestuar B.C. nën dyshimin se ka kryer 8 raste të vjedhjeve të rënda.
Policia ka kontrolluar një lokacion në Prishtinë ku i dyshuari i kishte fshehur sendet e vjedhura.
Aty janë sekuestruar 7 telefona, 11 ora dore, stoli dhe pajisje të tjera të punës dhe teknologjike.
“Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit gjatë ditës së sotme ka realizuar një operacion të suksesshëm, që ndërlidhet me personin B.C, mashkull, 52 vjeç, i arrestuar me datën 02.11.2025, për dyshimin e kryerjes së 8 rasteve të Vjedhjeve të Rënda. Në koordinim me Prokurorin e Shtetit, hetuesit kanë kryer kontroll në një lokacion në Prishtinë, me dyshimin e bazuar se personi i dyshuar kishte fshehur sendet që dyshohet se i kishte vjedhur. Gjatë kontrollit, janë gjetur dhe sekuestruar 7 telefona, 11 ora dore, stoli dhe pajisje të tjera të punës dhe teknologjike. Pas përfundimit të procedurave ligjore, sendet e sekuestruara do t’u kthehen pronarëve të ligjshëm.”
