Portalet bëhen pjesë e Ligjit për mediat

Me 69 vota “për” dhe me mbështetje nga 15 deputetë nga komunitetet jo-shumicë, Kuvendi miratoi ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për Mediat. Risitë kanë të bëjnë kryesisht me rregullimin e internet portaleve, të cilat për herë të parë përfshihen si media zyrtare me detyrim të regjistrimit në një Regjistër të veçantë që do të udhëhiqet […]

Prill 23, 2025 - 16:00
 0  4
Portalet bëhen pjesë e Ligjit për mediat

Me 69 vota “për” dhe me mbështetje nga 15 deputetë nga komunitetet jo-shumicë, Kuvendi miratoi ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për Mediat. Risitë kanë të bëjnë kryesisht me rregullimin e internet portaleve, të cilat për herë të parë përfshihen si media zyrtare me detyrim të regjistrimit në një Regjistër të veçantë që do të udhëhiqet nga Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele (AVMU).

Fillimisht, zgjidhja ligjore e propozuar parashihte që portalet të kenë së paku tre të punësuar me orar të plotë, por pas reagimeve nga komuniteti mediatik, veçanërisht nga portalet lokale dhe më të vogla, ky numër u ul në dy. Për mediat me “shtrirje të vogël ose të specializuar”, do të jetë e mjaftueshme të kenë një person të punësuar me orar të plotë dhe një person të angazhuar me kontratë pune.

Ligji përcakton që portalet që duan të identifikohen si media duhet të regjistrohen në Regjistrin elektronik të botuesve të mediave online, i cili do të përmbajë të dhëna për kompaninë, selinë, personin përgjegjës, adresën e internetit dhe domenin e portalit. Regjistri nuk parashikon përfitime të menjëhershme, por paralajmërohen mundësi për subvencione në të ardhmen dhe pjesëmarrje në fushatat reklamuese politike gjatë zgjedhjeve.

Edhe pse ndryshimet u pranuan me konsensus të gjerë, debati mes propozueseve – Ministrisë për Transformim Digjital – dhe shoqatave mediatike zbuloi mendime të ndryshme. Vërejtja kryesore ishte pikërisht numri i të punësuarve të kërkuar, që për disa portale përbënte barrë të papërballueshme financiare.