Presidenca reagon pas certifikimit të Listës Serbe nga KQZ

Presidenca e Kosovës ka reaguar pas certifikimit të Listës Serbe nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), duke thënë vendimi duhej të ishte kolegjial.  Bekim Kupina, këshilltar për media i presidentes Vjosa Osmani, për Front Online ka thënë se vendimet për certifikimin e partive duhet të jenë vendime kolegjiale brenda KQZ-së. “Procedurat e vendimmarrjes në KQZ

Jan 4, 2025 - 01:00
 0  5
Presidenca reagon pas certifikimit të Listës Serbe nga KQZ
presidenca-reagon-pas-certifikimit-te-listes-serbe-nga-kqz

presidenca-reagon-pas-certifikimit-te-listes-serbe-nga-kqz

Presidenca e Kosovës ka reaguar pas certifikimit të Listës Serbe nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), duke thënë vendimi duhej të ishte kolegjial. 

Bekim Kupina, këshilltar për media i presidentes Vjosa Osmani, për Front Online ka thënë se vendimet për certifikimin e partive duhet të jenë vendime kolegjiale brenda KQZ-së.

“Procedurat e vendimmarrjes në KQZ janë të përcaktuara qartë me ligj. Sa i përket procesit të certifikimit të partive, neni 63.4 i Ligjit e definon këtë si një vendim kolegjial. Për më tepër, duhen pasur parasysh edhe parimet dhe rregullat e përcaktuara në nenin 14, që lidhen me këtë proces. Respektimi i këtyre procedurave është jetik për të garantuar funksionimin kushtetues dhe të ligjshëm të KQZ-së”, ka thënë Kupina.
Theksojmë se KQZ e ka certifikuar Listën Serbe për zgjedhjet e 9 shkurtit, në ditën e fundit të vitit 2024.