Presidenti izraelit në Shqipëri, Begaj njofton se me të foli edhe për Kosovën
Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog ka arritur në Shqipëri. Ai është pritur nga kreu i shtetit shqiptar, Bajram Begaj me ceremoni shtetërore.. Nëpërmjet një postimi në Facebook, Begaj bëri të ditur se me Herzog-in kanë diskutuar për zhvillimet në Ballkanin Perëndimor, por edhe për Kosovën. “Faleminderit për vizitën tuaj historike në Shqipëri, President Herzog. Diskutimet […]
Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog ka arritur në Shqipëri.
Ai është pritur nga kreu i shtetit shqiptar, Bajram Begaj me ceremoni shtetërore..
Nëpërmjet një postimi në Facebook, Begaj bëri të ditur se me Herzog-in kanë diskutuar për zhvillimet në Ballkanin Perëndimor, por edhe për Kosovën.
“Faleminderit për vizitën tuaj historike në Shqipëri, President Herzog. Diskutimet tona u përqendruan në forcimin e bashkëpunimit dypalësh, trajtimin e zhvillimeve në Ballkanin Perëndimor, Kosovën, Lindjen e Mesme dhe çështjet e sigurisë kibernetike”, ka shkruar presidenti i Shqipërisë.