“Këtë mrekulli duhet ta shohë bota” – William Walker i mahnitur me Devolli Corporation
Është mysafir special te Devolli Corporation. E kuriozitetin për fabrikën më të madhe në Kosovë, ambasadori amerikan William Walker e ka qysh në hyrje të objektit. Përveç këtu, miku i madh i shqiptarëve shumë informacione për korporatën mori në takimin që e zhvilloi me pronarin e Devolli Corporation, Shkëlqim Devolli. Me çka pa e dëgjoi, […]
Është mysafir special te Devolli Corporation.
E kuriozitetin për fabrikën më të madhe në Kosovë, ambasadori amerikan William Walker e ka qysh në hyrje të objektit.
Përveç këtu, miku i madh i shqiptarëve shumë informacione për korporatën mori në takimin që e zhvilloi me pronarin e Devolli Corporation, Shkëlqim Devolli.
Me çka pa e dëgjoi, ky mbeti i fascinuar.
“Jam gati pa fjalë, megjithatë do të përpiqem t’i gjej disa. Kjo ishte një vizitë e mrekullueshme. Kam udhëtuar nëpër botë në 50 vjetët e fundit dhe kam vizituar shumë fabrika e biznese, disa prej tyre shumë moderne e shumë të mëdha. Asgjë nuk më ka impresionuar aq shumë sa kjo fabrikë e sa Klan Kosova ku kam dhënë një intervistë mëngjesin e sotëm. Ju përfaqësoni familjen Devolli dhe atë që kanë ndërtuar duke filluar qysh prej periudhës së para luftës e prej brezave të mëhershëm. Ajo që është ndërtuar këtu është e jashtëzakonshme dhe do të doja që më shumë njerëz të dinin për këtë, për çka shpresoj se Klan Kosova do ta bëjë punën e vet”, deklaroi Walker.
Devolli Corporation, për Walker është histori suksesi në Kosovën e pasluftës.
“Kjo për mua është një shembull ideal i Kosovës së vitit 2024 krejt ndryshe nga Kosova që kam parë për herë të parë në vitin1998. Krejt kjo nuk është rezultat i komunitetit ndërkombëtar, por i kosovarëve, shqiptarëve nga Kosova, duke përfshirë edhe familjen Devolli. Kjo është e mrekullueshme. Siç thashë jam krejt pa fjalë, por të paktën mund ta them këtë”, u shpreh ambasadori amerikan.
Andaj do që suksesi i kësaj kompanie të merret shembull në krejt botën.
“I thashë z.Devollit që me të vërtetë duhet ta përkthej atë video në 100 gjuhë dhe ta dërgojë në botë që njerëzit jashtë Kosovës të dinë për këtë kompani të mrekullueshme, e cila me të vërtetë është e mrekullueshme”, tha mes tjerash ambasadori amerikan i OSBE-së në Kosovë në kohën e luftës.
Raportuesi i Kosovës në OSBE gjatë luftës, William Walker është ndër mysafirët e shumtë ndërkombëtarë e edhe vendorë që vijnë për vizitë të kompania që për taksapagime, numër të punëtorëve e eksport, është lidere. /Klankosova.tv