Presidentja: Himni i Maqedonisë së Veriut nuk duhet të ndryshohet
Presidentja Gordana Siljanovska Davkova ka vlerësuar se himni kombëtar nuk duhet të ndryshohet, transmeton Portalb.mk. “Dilema ime është kjo, që sa herë të fillojmë të diskutojmë për këto lloj çështjesh, çështje etnike, simbole etj. E bëjmë me aq pasion sa nuk kemi kohë të përballemi me dilemat e vërteta. Nëse sot flasim për ndryshime dramatike, […]


Presidentja Gordana Siljanovska Davkova ka vlerësuar se himni kombëtar nuk duhet të ndryshohet, transmeton Portalb.mk.
“Dilema ime është kjo, që sa herë të fillojmë të diskutojmë për këto lloj çështjesh, çështje etnike, simbole etj. E bëjmë me aq pasion sa nuk kemi kohë të përballemi me dilemat e vërteta. Nëse sot flasim për ndryshime dramatike, duhet t’u përshtatemi ndryshimeve dramatike. Dua të them, kam frikë se do të futemi në konflikte të reja pasionante dhe simbolet duhet të bashkohen, jo të ndajnë. Ky është qëndrimi im modest,” tha presidentja.
Sipas saj nuk ka nevojë të ndryshohet himni.
“Së pari, nëse po më pyesni për himnin, absolutisht nuk mendoj se ka nevojë të ndryshohet himni”. Himni nuk pasqyron kurrë të tashmen, ai gjithmonë pasqyron kujtesën historike, gjenezën”, tha Siljanovska Davkova.
Ajo po ashtu tha se edhe flamuri edhe stema janë të përshkruara në Kushtetutë.
Pas një dekade në Maqedoninë e Veriut u rihap çështja e ndryshimit të stemës shtetëror. Kryeministri Hristijan Mickoski konfirmoi se me partnerin e tij qeveritar koalicionin VLEN kanë biseduar për këtë temë dhe kanë ngritur çështjen e ndryshimit të stemës shtetërore. Zëvendëskryeministri Izet Mexhiti deklaroi se në koalicionin qeveritar nuk kanë marrëveshje por po diskutojnë për të gjitha çështjet e hapura.
Kujtojmë se, herën e fundit që u propozua ndryshimi i stemës ishte nga Qeveria e Nikolla Gruevskit dhe BDI-së në vitin 2014, por ajo nuk arriti të sigurojë një shumicë prej dy të tretash për të mbështetur këtë ide.
- LEXO: Mexhiti: Himni mund të jetë vetëm me muzikë, pa tekst
- LEXO: Ndryshimi i stemës, defokusimi i radhës i politikanëve për të ikur nga dështimi në eurointegrime dhe problemet reale
- LEXO: Taravari: Me një pako të zgjidhim çështjen e stemës, himnit dhe gjithë temat tjera të pazgjidhura
- LEXO: Mexhiti: Nuk kemi marrëveshje për ndryshimin e stemës, por po diskutojmë të gjitha çështjet e hapura
- LEXO: Filipçe: LSDM është kundër ndryshimit të stemës së Maqedonisë së Veriut
- LEXO: Kasami dha dritën jeshile për ndryshimin e stemës shtetërore
- LEXO: Nuk e ndryshuan atëherë, pas një dekade, sërish VMRO e riaktualizon çështjen e stemës shtetërore