Tre të akuzuar për zjarrin në kafenenë në Kisella Vodë

Pas kryerjes së procedurës hetimore për zjarrin në kafenenë në Kisella Vodë, prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike Shkup ka ngritur aktakuzë kundër gjithsej tre personave të cilët akuzohen se kanë kryer – Krime të rënda kundër sigurisë publike nga neni 292 paragrafi 1 lidhur me nenin 288 paragrafi 1 të Kodit Penal, transmeton Portalb.mk. […]

shkurt 22, 2025 - 16:00
 0  5
Tre të akuzuar për zjarrin në kafenenë në Kisella Vodë
Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

Pas kryerjes së procedurës hetimore për zjarrin në kafenenë në Kisella Vodë, prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike Shkup ka ngritur aktakuzë kundër gjithsej tre personave të cilët akuzohen se kanë kryer – Krime të rënda kundër sigurisë publike nga neni 292 paragrafi 1 lidhur me nenin 288 paragrafi 1 të Kodit Penal, transmeton Portalb.mk.

“Të tre të pandehurit, në orët e hershme të mëngjesit të datës 13.11.2024, kanë shkaktuar rrezik të konsiderueshëm për jetën apo trupat e njerëzve, duke i vënë flakën një bar-kafeje në një objekt banesor në rrugën “Hristo Tatarçev” në Shkup. Nga objekti i djegur janë shkaktuar edhe dëme materiale me vlerë më të madhe, në vlerë prej 362.161 denarë”, tha Prokuroria Publike.

Ata kanë mbërritur në afërsi të lokalit të kafesë me veturën Volkswagen Golf me targa të Shkupit, të drejtuar nga njëri prej të pandehurve. Ndërsa i pandehuri ka mbetur në pritje në automjet, dy të tjerët kanë shkuar në lokalin afarist. Njëri prej tyre ka thyer me sëpatë xhamin e lokalit dhe tjetri ka ndezur zjarrin me benzinë. Më pas të tre bashkëpunëtorët janë larguar nga vendi i ngjarjes së bashku me mjetin.

Jozyrtarisht, njëri nga të dyshuarit është Goce Trajkovski, i cili është një nga dëshmitarët kyç në rastin e kidnapimit të 14-vjeçares Vanja Gjorcevska dhe Pançe Zhezovskit nga Velesi. Më 23 janar të këtij viti, vetë Trajkovski u dorëzua në polici dhe më pas dëshmoi për rastin e kidnapimit të 14-vjeçares Vanja Gjorçevska dhe Pançe Zhezovskit.