Presidentja Osmani me fjalë të mëdha për ambasadorin Hovenier
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka thënë se ambasadori amerikan në largim, Jeff Hovenier, për Kosovën ishte më shumë se një ambasador. Përmes një videoje të publikuar në rrjete sociale, Osmani thotë se Hovenier ishte me ne kur vendosnim themelet e shtetit tonë të pavarur, e ishte me ne edhe përgjatë viteve të fundit në
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka thënë se ambasadori amerikan në largim, Jeff Hovenier, për Kosovën ishte më shumë se një ambasador.
Përmes një videoje të publikuar në rrjete sociale, Osmani thotë se Hovenier ishte me ne kur vendosnim themelet e shtetit tonë të pavarur, e ishte me ne edhe përgjatë viteve të fundit në mbrojtje të pavarësisë, sovranitetit dhe aleancës së pathyeshme me SHBA-të.
“Urdhri “Dr.Ibrahim Rugova”, për Jeff Hovenier – i cili për Kosovën ishte më shumë se një Ambasador. Ishte me ne kur populli i Kosovës ishte viktimë e krimeve të llahtarshme, ishte me ne kur raportonte për masakrën e Reçakut, ishte me ne kur vendosnim themelet e shtetit tonë të pavarur, e ishte me ne edhe përgjatë viteve të fundit në mbrojtje të pavarësisë, sovranitetit dhe aleancës së pathyeshme me SHBA-të. Faleminderit, Ambasador Hovenier”, ka shkruar ajo.
Osmani mbrëmë e ka dekoruar ambasadorin me urdhrin “Dr.Ibrahim Rugova”.
*Klikoni KËTU për t´u bë