Presidentja Siljanovska e fali edhe Shenoll Masllamin, i njohur si “Shenki Versace”

Burri i veshur nga koka te këmbët në “Versace” është falur nga kryetarja e shtetit Gordana Siljanovska Davkova. Shenoll Masllani u arrestua në vitin 2019 në një operacion të madh policor ku policia sekuestroi pushkë, pistoleta, makina luksoze, para dhe drogë. Në atë kohë, policia dyshonte se ai ishte një nga një grup prej 12 […]

tetor 23, 2024 - 01:00
 0  7
Presidentja Siljanovska e fali edhe Shenoll Masllamin, i njohur si “Shenki Versace”
Gordana SIljanovska Davkova. Foto nga kabineti i presidentes

Burri i veshur nga koka te këmbët në “Versace” është falur nga kryetarja e shtetit Gordana Siljanovska Davkova. Shenoll Masllani u arrestua në vitin 2019 në një operacion të madh policor ku policia sekuestroi pushkë, pistoleta, makina luksoze, para dhe drogë. Në atë kohë, policia dyshonte se ai ishte një nga një grup prej 12 anëtarësh që kërcënonte një punonjës policie, shiste drogë dhe posedonte pushkë dhe pistoleta. Por kundër tij atëherë nuk u ngrit asnjë kallëzim penal, raporton TV21.

Ai njihet për publikun si Shenki Versace dhe si pronar i bar-kafe “Versace”. Ai vendos logon e “Versace” në makina dhe në fasadën e shtëpisë dhe i mbushi rubrikat rozë si ndjekës i markës me qindra mijëra euro.

Në vitin 2022, TV21 raportoi për aksionin e gjerë policor, pasi në orët e vona të mbrëmjes së 7 dhjetorit, forcat speciale bastisën Haraçinën.

Shenoll Maslani ka kërcënuar edhe gazetarët përmes rrjeteve sociale, pas së cilës MPB-ja ka bërë kallëzim penal ndaj tij. Më pas ai pranoi krimin.