Negativ është rezultati i gruas vizitore në Kopshtin Zoologjik, e testuar për gripin e shpendëve

Negativ është rezultati i gruas vizitore në ZOO, e testuar për gripin e shpendëve, konfirmoi për MIA-n, mjekja Marija Andonovska, drejtoresha e Institutit për shëndet publik. Gruaja ka lindur në vitin 1958. “Deri tani nuk është paraqitur person tjetër për testim për gripin e shpendëve. Vetëm ata që kanë qenë, dy të punësuar dhe gruaja […]

tetor 23, 2024 - 01:00
 0  6
Negativ është rezultati i gruas vizitore në Kopshtin Zoologjik, e testuar për gripin e shpendëve
Reparti internistrik në Spitalin e Tetovës. Foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

Negativ është rezultati i gruas vizitore në ZOO, e testuar për gripin e shpendëve, konfirmoi për MIA-n, mjekja Marija Andonovska, drejtoresha e Institutit për shëndet publik. Gruaja ka lindur në vitin 1958.

“Deri tani nuk është paraqitur person tjetër për testim për gripin e shpendëve. Vetëm ata që kanë qenë, dy të punësuar dhe gruaja që erdhi pas bindjes së saj dhe e testuam. Pasi të punësuarit rezultuan negativë, nuk konsiderojmë se ka ndonjë rrezik për vizitorët, pasi me të vërtetë duhet të ketë shumë kontakt të afërt që diçka të ndodh”, tha Andonovska për MIA-n.

Testim kanë bërë edhe dy të punësuarit në Kopshtin Zoologjik, të cilët kanë rezultuar negativ. Andonovska vlerësoi që virusi do të bartet vetëm në rastet kur ka kontakt të afërt.

Ndryshe, rezultatet e dy punonjësve të Kopshtit Zoologjik të Shkupit të cilët më 21 tetor janë testuar për grip të shpendëve janë negative, njoftoi Instituti për Shëndet Publik (ISHP). Për shkak të shpërthimit të gripit të shpendëve, Kopshti Zoologjik në Shkup është i mbyllur që nga fundjava.

Kujtojmë se Kopshti zoologjik është mbyllur. Nga atje akuzuan se prej mëngjesit të 19 tetorit pa urdhër, vendim apo dëshmi tjetër, inspektorët e AUV-së të shoqëruar me persona me armë kanë hyrë në kopshtin zoologjik të Shkupit dhe kanë kryer masakër mbi zogjtë.