ASh: Shqiptarët nuk kanë votë për VMRO dhe satelitët e saj – e kotë marrëveshja e stisur për Shkupin

Aleanca për Shqiptarët reagoi ashpër ndaj marrëveshjes së pretenduar mes VLEN-it dhe VMRO-DPMNE-së, e promovuar përmes kandidatit të tyre për kryetar të Qytetit të Shkupit, Orce Gjeorgjievski. “Premtimet se Ndërmarrjet The post ASh: Shqiptarët nuk kanë votë për VMRO dhe satelitët e saj – e kotë marrëveshja e stisur për Shkupin appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

shtator 21, 2025 - 12:30
 0
ASh: Shqiptarët nuk kanë votë për VMRO dhe satelitët e saj – e kotë marrëveshja e stisur për Shkupin

Aleanca për Shqiptarët reagoi ashpër ndaj marrëveshjes së pretenduar mes VLEN-it dhe VMRO-DPMNE-së, e promovuar përmes kandidatit të tyre për kryetar të Qytetit të Shkupit, Orce Gjeorgjievski.

“Premtimet se Ndërmarrjet e Qytetit të Shkupit, si ‘Higjiena Komunale’ dhe ‘Parqet dhe Gjelbërime’, do të drejtohen nga kuadro të VLEN-it, janë vetëm fasadë për të manipuluar shqiptarët dhe për t’i orientuar që të votojnë binomin e Hristijan Mickoskit në Shkup. Ky është një veprim i turpshëm, që s’ka tjetër emër përveç tradhti, vasalitet dhe dorëzim përpara partisë më antishqiptare në historinë e Maqedonisë së Veriut – VMRO-DPMNE-së,” thuhet në reagimin e partisë.

Aleanca për Shqiptarët thekson se shqiptarët e dinë mirë sa vlejnë premtimet e VMRO-DPMNE-së: “Nga katër pikat e marrëveshjes për krijimin e qeverisë, asnjëra nuk u realizua. Kjo dëshmon qartë se çdo premtim i tyre është mashtrim i radhës. Shqiptarët nuk pranojnë kamuflime parazgjedhore për t’ua marrë votën. Kush orienton votën drejt VMRO-DPMNE-së, nuk është gjë tjetër veçse argat dhe shërbëtor i tyre.”

Partia thekson se strategjia e VMRO-së ndaj shqiptarëve ka qenë gjithmonë degradim, manipulim dhe eliminim i çdo arritjeje të tyre si popull shtetformues. “Shqiptarët nuk kanë dhe nuk do të kenë kurrë votë për VMRO-DPMNE-në dhe për satelitët e saj në kampin shqiptar,” thuhet në kumtesë.

Aleanca për Shqiptarët paralajmëron se 19 tetori do të jetë një referendum, ku shqiptarët do të shprehin qartë refuzimin e çdo nënshtrimi ndaj VMRO-së dhe vasalëve të saj. Sipas partisë, fitorja plebishitare e Besëlidhjes – Aleancës Kombëtare për Integrim – AKI, do të jetë vendimtare për orientimin europian, demokratik dhe të barabartë të Maqedonisë së Veriut.

The post ASh: Shqiptarët nuk kanë votë për VMRO dhe satelitët e saj – e kotë marrëveshja e stisur për Shkupin appeared first on Flaka, në çdo lajm... .