Prizreni me autobusë të rinj

Trafikut urban të Prizrenit i janë shtuar 15 autobusë të rinj që do të operojnë në çdo lokacion ku kërkesat e udhëtarëve janë më të mëdha. Ky projekt nisi sot falë një bashkëpunimi të kompanisë nga Turqia dhe Komunës së Prizrenit. Autobusë të rinj të një kompanie turke do të operojnë në qytetin e Prizrenit […]

gusht 27, 2024 - 02:00
 0  10
Prizreni me autobusë të rinj
prizreni-me-autobuse-te-rinj

prizreni-me-autobuse-te-rinj

Trafikut urban të Prizrenit i janë shtuar 15 autobusë të rinj që do të operojnë në çdo lokacion ku kërkesat e udhëtarëve janë më të mëdha. Ky projekt nisi sot falë një bashkëpunimi të kompanisë nga Turqia dhe Komunës së Prizrenit.

Autobusë të rinj të një kompanie turke do të operojnë në qytetin e Prizrenit në 9 linjat urbane. Kjo marrëveshje është arritur ditë më parë në mes të kësaj kompanie dhe komunës së Prizrenit.

” Sot po fillon një kompani për fillim me 15 autobusë të rinj, diku me 9 linja. Është një rezultat shumë i mirë i një bashkëpunimi me një kompani shumë të rëndësishme e cila ka shprehur dëshirën të vijë në Prizren dhe besoni ose jo komunës së Prizrenit ky projekt i kushton zero euro. Investimi është 100% i kompanisë e cila ka ardhur, ka aplikuar e ka fituar tenderin. Ajo që është e rëndësishme është se do të fillohet me 15 autobusë, kurse ndërkohë, varësisht rritjes së numrit të udhëtarëve, mund të shkojmë deri në 35 autobusë urban. Do të kemi të punësuar për herë të parë një vozitse, do të kemi vozitës nga komunitetet, si dhe kategoritë e dala nga lufta”, tha Shaqir Totaj ,kryetar i Prizrenit.

“Në Turqi në 50 vitet e fundit jemi duke ofruar shërbime të tilla, ka qenë një nevojë dhe kërkesë këtu në Prizren, kemi bërë hulumtimet tona dhe kemi vendosur të aplikojmë në këtë projekt. Sot jemi duke filluar me 15 autobusë të trafikut urban, ndërsa  në një të ardhme të shkurtët do të rrisim numrin e autobusëve në 20. Gjithmonë jemi të interesuar që të rrisim numrin e autobusëve që të ofrojmë shërbimin në bazë të kërkesave dhe nevojave të qytetit”,tha Hajretin Alltunç, përfaqësues i kompanisë turke.

Sipas Totajt, përveç nacionalizimit të trafikut urban dhe krijimit të vendeve të reja të punës, ky projekt do t’ia shtojë një dimension të ri kualitetit të jetës në Prizren, si dhe do të motivohen qytetarët që të mos përdorin makinat private për të ngarkuar trafikun dhe të kontribuojnë në ruajtjen e ambientit.