Prizreni nis ndërtimin e tregut modern të gjelbër dhe parkingjeve nëntokësore
Në Prizren ka filluar realizimi i një projekti të madh infrastrukturor pranë gjimnazit “Gjon Buzuku”, vetëm 500 metra nga qendra e qytetit. Projekti parasheh ndërtimin e një tregu modern të gjelbër, hapësirave të reja publike për qytetarët si dhe parkingjeve nëntokësore. Sipas kryetarit të Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ky investim do të shërbejë si


Në Prizren ka filluar realizimi i një projekti të madh infrastrukturor pranë gjimnazit “Gjon Buzuku”, vetëm 500 metra nga qendra e qytetit.
Projekti parasheh ndërtimin e një tregu modern të gjelbër, hapësirave të reja publike për qytetarët si dhe parkingjeve nëntokësore.
Sipas kryetarit të Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ky investim do të shërbejë si një hapësirë funksionale për banorët e lagjeve përreth, por edhe për vizitorët e qytetit, duke kontribuar në lehtësimin e qarkullimit dhe ofrimin e shërbimeve moderne.
Projekti është pjesë e planit të zhvillimit urban të Prizrenit dhe pritet të sjellë një transformim të ndjeshëm në këtë zonë të qytetit.
