Prizreni shënon `Ditën pa Makina`
Në Prizren u shënua “Dita pa Makina” me aktivitete të organizuara nga Drejtoria e Shërbimeve Publike në këtë komunë. “Dita pa Makina” kremtohet në shumë vende të botës, në të cilën qytetarët lëvizin pa makina dhe në vend të tyre ngasin biçikleta, karroca apo edhe ecin. “Kjo ngjarje ndërkombëtare që inkurajon qytetarët të lëvizin pa […]
Në Prizren u shënua “Dita pa Makina” me aktivitete të organizuara nga Drejtoria e Shërbimeve Publike në këtë komunë.
“Dita pa Makina” kremtohet në shumë vende të botës, në të cilën qytetarët lëvizin pa makina dhe në vend të tyre ngasin biçikleta, karroca apo edhe ecin.
“Kjo ngjarje ndërkombëtare që inkurajon qytetarët të lëvizin pa automjete, promovon një stil jetese më të shëndetshme, aktive dhe rekreative”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prizrenit.
Ditët pa makina janë organizuar fillimisht gjatë krizës së naftës në 1970ën, ndërsa në qytetet europiane janë organizuar në fillim të viteve 1990-të.