Procedurë hetimore ndaj një punonjësi të MPB-së nga Tetova, posedonte ilegalisht armë dhe municione

Prokuroria themelore publike në Tetovë ka nisur procedurë hetimore për një 51-vjeçar nga Neproshteni, punëtor i lartë operativ në MPB, i cili në mënyrë të paligjshme mbante në banesën e tij armë zjarri, municion dhe lëndë shpërthyese të ndaluara për qytetarët. Prokuroria ka kërkuar nga gjykata caktimin e masës së paraburgimit, transmeton Portalb.mk. Prokuroria Publike […]

Nëntor 23, 2024 - 19:00
 0  6
Procedurë hetimore ndaj një punonjësi të MPB-së nga Tetova, posedonte ilegalisht armë dhe municione
Armë, municione. Foto: MPB

Prokuroria themelore publike në Tetovë ka nisur procedurë hetimore për një 51-vjeçar nga Neproshteni, punëtor i lartë operativ në MPB, i cili në mënyrë të paligjshme mbante në banesën e tij armë zjarri, municion dhe lëndë shpërthyese të ndaluara për qytetarët. Prokuroria ka kërkuar nga gjykata caktimin e masës së paraburgimit, transmeton Portalb.mk.

Prokuroria Publike bën me dije se gjatë kontrollit me urdhër të gjykatës, policia ka gjetur një pushkë gjuetie (karabinë), 14 copë municion për karabinë, një grimcues, dy shënjues optik, një sasi të madhe fishekësh, gëzhoja dhe predha të kalibrave të ndryshëm, një qese barut, një shok bombë, dy korniza me nga 10 fishekë dhe sende të tjera për të cilat nuk kishte leje për posedim.

Paraprakisht, për të njëjtin rast, MPB informoi se dje në orën 16:45, zyrtarët policorë nga Tetova i kanë hequr lirinë L.P (51) nga Neproshtani, në shtëpinë dhe hapësirat ndihmëse të të cilit, si dhe në një shtëpi tjetër në fshat në pronësi të tij, kanë gjetur armë dhe municione.