Taravari në Uashingtob në inaugurimin e Presidentit Trump
Kryetari i ASH-së dhe njëri nga liderët e VLEN-it, Arben Taravari po qëndron në Uashington në inaugurimin e presidentit Donald Trump. Ai ka shkruar se liderët më të mëdhenj në The post Taravari në Uashingtob në inaugurimin e Presidentit Trump appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Kryetari i ASH-së dhe njëri nga liderët e VLEN-it, Arben Taravari po qëndron në Uashington në inaugurimin e presidentit Donald Trump. Ai ka shkruar se liderët më të mëdhenj në botë janë mbledhur duke bërë botën një familje më të madhe.
“Në Washington ka filluar mëngjesi i Inaugurimit më të rëndësishëm të botës. Liderët më të mëdhenj botërorë janë mbledhur këtu duke e bërë Botën një familje më të madhe”, shkruan Taravari nga Uashingtoni.
Ndryshe, në fjalimin e tij inaugurues si presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump zbuloi planet e tij për një rikthim të fuqishëm të ëndrrës amerikane dhe premtime për ndryshime të mëdha.
“Do të jemi sërish një vend i pasur dhe ari i lëngshëm poshtë këmbëve tona do të na ndihmojë,” deklaroi Trump, duke premtuar rikthimin te burimet natyrore për të fuqizuar ekonominë e vendit.
Ndër prioritetet e tij, ai përmendi heqjen e mandateve për mjetet elektrike dhe mbështetjen e punëtorëve amerikanë të prodhimit të automjeteve.
“Do të ndërtojmë sërish automjete në SHBA dhe do të nis menjëherë të mbroj punëtorët amerikanë,” theksoi ai.
Trump njoftoi krijimin e një Departamenti të Eficiencës Qeveritare, duke premtuar përmirësim në menaxhimin shtetëror dhe mbrojtjen e lirisë së fjalës përmes një urdhri ekzekutiv.
Në një kthesë të fortë në politikat sociale, ai deklaroi se do të ndërtojë një shoqëri të bazuar në merita dhe do të ndjekë një politikë zyrtare që njeh vetëm dy gjini: mashkull dhe femër.
The post Taravari në Uashingtob në inaugurimin e Presidentit Trump appeared first on Flaka, në çdo lajm... .