Tentim për vrasje në Gostivar, Prokuroria nisi hetimet dhe kërkoi paraburgim për të dyshuarin
Prokuroria Themelore Publike Gostivar ka lëshuar urdhër për zhvillimin e procedurës hetimore ndaj një të dyshuarit për vepër penale – Tentim vrasje. Më 22 nëntor, me një pistoletë të cilën e posedonte pa leje, i dyshuari ka tentuar t’i marrë jetën një personi i cili kishte ardhur në dyqanin e tij për autopjesë për riparimin […]
Prokuroria Themelore Publike Gostivar ka lëshuar urdhër për zhvillimin e procedurës hetimore ndaj një të dyshuarit për vepër penale – Tentim vrasje. Më 22 nëntor, me një pistoletë të cilën e posedonte pa leje, i dyshuari ka tentuar t’i marrë jetën një personi i cili kishte ardhur në dyqanin e tij për autopjesë për riparimin e automjetit, transmeton Potalb.mk.
“Mes tyre ka lindur një mosmarrëveshje verbale lidhur me riparimin, pas së cilës viktima e ka shtyrë të dyshuarin në drejtim të automjetit për ta detyruar që ta riparojë. Mirëpo, i dyshuari ka hyrë në shtëpi dhe i revoltuar ka marrë pistoletën “Zastava” 7,65 mm që e posedonte pa autorizim dhe ka gjuajtur në drejtim të viktimës, por nuk e ka goditur, ndërsa plumbi ka përfunduar në derën e automjetit”, thonë nga Prokuroria.
Meqenëse ekzistojnë bazat ligjore, prokurori publik i ka dorëzuar gjyqtarit të procedurës paraprake nga Gjykata Themelore në Gostivar propozim për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit.