Procesi i numërimit të votave drejt fundit, KQZ e bën edhe një përditësim të rezultatit në faqen e saj

Gjatë mbrëmjes së 12 shkurtit, përkatësisht në ora 22:12, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar të dhënat e rezultateve nga numërimi i votave për subjektet politike. Aty janë procesuar votat e 2 mijë e 536 vendvotimeve, ndërsa kanë mbetura edhe shtatë vendvotime të fundit. Lëvizja Vetëvendosje prin e para me 40.84 për qind, apo 341

shkurt 13, 2025 - 02:00
 0  6
Procesi i numërimit të votave drejt fundit, KQZ e bën edhe një përditësim të rezultatit në faqen e saj
procesi-i-numerimit-te-votave-drejt-fundit,-kqz-e-ben-edhe-nje-perditesim-te-rezultatit-ne-faqen-e-saj

procesi-i-numerimit-te-votave-drejt-fundit,-kqz-e-ben-edhe-nje-perditesim-te-rezultatit-ne-faqen-e-saj

Gjatë mbrëmjes së 12 shkurtit, përkatësisht në ora 22:12, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar të dhënat e rezultateve nga numërimi i votave për subjektet politike. Aty janë procesuar votat e 2 mijë e 536 vendvotimeve, ndërsa kanë mbetura edhe shtatë vendvotime të fundit.

Lëvizja Vetëvendosje prin e para me 40.84 për qind, apo 341 mijë e 672 vota, ndërsa me 22.05 për qind, apo 184 mijë e 499 vota, Partia Demokratike e Kosovës zë vendin e dytë në listë.

E treta në listë është Lidhja Demokratike ka 17.67 për qind, apo 147 mijë e 827 vota, ndërsa me 7.45 për qind apo 62 mijë e 309 vota zë vendin e katërt Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Lista Serbe ka deri më tani 38 mijë e 83 vota, ose 4.55 për qind dhe Koalicioni për Familje ka 18 mijë e 905 vota ose 2.26 për qind.

Ndërkaq, procesi i numërimit të votave për kandidatët për deputetë është duke vazhduar.

Ende nuk dihet se sa do të zgjasë procesi i numërimit të votave për ata që garuan për Kuvendin e Kosovës, ndërkohë që disa komuna ende nuk kanë filluar numërimin, pasi duhet të kryejnë përgatitjet teknike dhe administrative të nevojshme.

Vetëm pasi të përfundojë numërimi i votave të kandidatëve për deputetë dhe verifikimi i atyre për subjektet politike, do të vazhdohet me numërimin e votave me kusht, votave të personave me nevoja të veçanta dhe atyre nga diaspora.