Incident në QKN në Prishtinë, një person hyn “live” në TikTok (VIDEO)
Në Qendrën Komunale të Numërimit në Prishtinë, gjegjësisht në sallën “1 Tetori”, ditën e djeshme ndodhi një incident, ku komisionerët e LDK-së dhe të LVV-së për pak sa nuk u rrahën fizikisht. E tëra ishte për shkak të një vote, e cila nga komisioneri i LVV-së u tha se është e pavlefshme, kurse ai i
![Incident në QKN në Prishtinë, një person hyn “live” në TikTok (VIDEO)](https://orainfo.net/wp-content/uploads/2025/02/722980-incident-ne-qkn-ne-prishtine-nje-person-hyn-live-ne-tiktok-video.jpg)
![incident-ne-qkn-ne-prishtine,-nje-person-hyn-“live”-ne-tiktok-(video)](https://orainfo.net/wp-content/uploads/2025/02/722980-incident-ne-qkn-ne-prishtine-nje-person-hyn-live-ne-tiktok-video-1024x575.jpg)
Në Qendrën Komunale të Numërimit në Prishtinë, gjegjësisht në sallën “1 Tetori”, ditën e djeshme ndodhi një incident, ku komisionerët e LDK-së dhe të LVV-së për pak sa nuk u rrahën fizikisht.
E tëra ishte për shkak të një vote, e cila nga komisioneri i LVV-së u tha se është e pavlefshme, kurse ai i LDK-së e tha të kundërtën.
Aty intervenoi edhe Policia për të qetësuar situatën.
Ndërkaq edhe sonte në po këtë qendër është raportuar për një incident tjetër.
Siç raporton gazetarja e Klan Kosova nga QKN Prishtinë, Altiana Zogaj, një person ka hyrë “live” në TikTok nga hapësira ku po bëhet numërimi i votave për deputetë.
“Ka ndodhur një incident ku disa persona janë fjalosur mes vete pasi njëri nga ta gjithashtu ka shfrytëzuar TikTokun duke e paraqitur procesin e numërimit të votave para audiencës së tij”, tha gazetarja Zogaj, teksa shtoi se nuk dihet nëse ka të arrestuar për rastin.
Ndërkaq, njërit nga vëzhguesit e QKN-së “1 Tetori” i është shqiptuar një tiketë nga Policia e Kosovës për prishje të rendit dhe qetësisë.
Procesi i numërimit të votave për deputetë po vazhdon në disa komuna, por që ky proces është përcjellë me shumë probleme teknike.