Procesi i primareve, PD njoftim zyrtar: Mbi 50 mijë demokratë hodhën votat e tyre
Partia Demokratike, ka dalë me njoftim zyrtar lidhur me procesin e primareve të mbajtura ditën e djeshme për Kuvendin e 11 majit. PD njofton se kanë votuar 50,854 anëtarë dhe se rezultatet finale të KOKOE do të publikohen vetëm pas verifikimit të materialeve origjinale zgjedhore. Njoftimi i plotë: 1. Në datë 1 mars u organizuan […]

Partia Demokratike, ka dalë me njoftim zyrtar lidhur me procesin e primareve të mbajtura ditën e djeshme për Kuvendin e 11 majit.
PD njofton se kanë votuar 50,854 anëtarë dhe se rezultatet finale të KOKOE do të publikohen vetëm pas verifikimit të materialeve origjinale zgjedhore.
Njoftimi i plotë:
1. Në datë 1 mars u organizuan zgjedhje për Primare 2025 për Kuvendin e 11 Maj
2. Procesi i primareve u organizua në të gjitha degët e PD.
Votimi filloi në orën 8.00 dhe u mbyll pothuajse në të gjitha Qendrat në orën 18.00. Në disa Qendra votimi vijoi derisa votoi edhe anëtari i fundit i PD në radhë.
3. Procesi i votimit ka qenë i qetë dhe në respekt të rregulloreve dhe udhëzimeve te KOKOE.
4. Pjesëmarrja në votimet për Primare ka qenë më e larta ndër zgjedhjet e organizuara nga ndonjë parti politikë në Shqipëri.
Siç ju kemi njoftuar në kohë reale, numri i votuesve (bazuar në të dhënat paraprake të ardhura në formë elektronike pranë KOKOE) është: 50,854
Procesi i numërimit të votave i cili, përfundoi në orët e para të mëngjesit të sotëm, ishte i hapur për mediat dhe gazetarët, gjerësisht i transmetuar LIVE, dhe u zhvillua në mënyrë të përqendruar në qendrat e qarqeve, në prezencë të kandidatëve ose përfaqësuesve të autorizuar prej tyre.
Siç përcaktohet në Vendimin e KOKOE Nr. 36, “një kopje origjinale e procesverbalit të mbylljes së votimit dërgohet dorazi pranë KOKOE jo më vone se ora 12.00 e datës 2 Mars 2025.
Dorëzimi i materialeve zgjedhore pranë KOKOE, nga Komisionet e numërimit bëhet deri në orën 13:00 të datës 2 mars”.
5. KOKOE njofton që pranë saj kanë ardhur pjesa më e madhe e materialeve zgjedhore dhe është në pritje të materialeve që nuk kanë ardhur ende, kjo, shkaktuar edhe nga procesi i zgjatur i numërimit në disa degë.
6. KOKOE po shqyrton të gjitha materialet zgjedhore e do të publikojë në vijim Vendimet për rezultatin e Primareve në nivel Qarku.
7. KOKOE bën me dije që dy QV në Tiranë dhe 1 QV ne Vlorë kanë pasur problematika të cilat kërkojnë vendimmarrjen e KOKOE.
8. Çdo rezultat konsiderohet paraprak, dhe aty ku mungojnë rezultate QV, konsiderohet jopërfundimtar, deri në vendimin përfundimtar të KOKOE.
9. KOKOE njofton që po qëndron e mbledhur duke verifikuar materialet zgjedhore sipas radhës së mbërritjes, në mënyrë të pandërprerë.
10. Rezultatet finale të KOKOE publikohen vetëm pas verifikimit te materialeve origjinale zgjedhore dhe vendimeve të KOKOE për rastet e sipërpërmendura.
ZYRA E MEDIAS DHE KOMUNIKIMIT, PARTIA DEMOKRATIKE