PD, kërkesë në Kushtetuese për mandatin e Sinajt

Partia Demokratike ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese një kërkesë lidhur me mandatin e deputetit Vullnet Sinaj, të cilin e akuzon se ka përfituar fonde publike në shkelje të Kushtetutës. 14 firmëtarët demokratë i kërkojnë trupës së Kushtetueses që të zgjidhë konfliktin ndërmjet Kuvendit dhe deputetëve kërkues. Ata kërkojnë nga togat e zeza të Gjykatës Kushtetuese […]

Mars 5, 2025 - 20:00
 0  4
PD, kërkesë në Kushtetuese për mandatin e Sinajt

Partia Demokratike ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese një kërkesë lidhur me mandatin e deputetit Vullnet Sinaj, të cilin e akuzon se ka përfituar fonde publike në shkelje të Kushtetutës.

14 firmëtarët demokratë i kërkojnë trupës së Kushtetueses që të zgjidhë konfliktin ndërmjet Kuvendit dhe deputetëve kërkues.

Ata kërkojnë nga togat e zeza të Gjykatës Kushtetuese që të bëjë deklarimin si të papajtueshëm me Kushtetutën të vendimit të 30 Janarit të Kuvendit për mosdërgimin e mocionit në Gjykatën Kushtetuese lidhur me konstatimin e papajtueshmërisë së mandatit të deputetit socialist Vullnet Sinaj.Deputetët e opozitës kërkojnë gjithashtu edhe detyrimin e Kuvendit për dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mocionit për konstatimin e papajtueshmërisë së mandatit të deputetit Sinaj.