Panairi i turizmit në Gjermani, Rama: Jemi përgatitur të lëmë mbresë të veçantë

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Gjermani, pasi ditën e nesërme do të çelet panairi i turizmit në Berlin, ku Shqipëria është zgjedhur vend i nderit për vitin 2025. Përmes një video-mesazhi në Facebook, Rama shprehet se “jemi përgatitur të lëmë mbresë të veçantë me ofertën dhe prezantimin tonë”. Rama: Mirëmbrëma nga Berlini! Pas një dite të […]

Mars 2, 2025 - 23:00
 0  5
Panairi i turizmit në Gjermani, Rama: Jemi përgatitur të lëmë mbresë të veçantë

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Gjermani, pasi ditën e nesërme do të çelet panairi i turizmit në Berlin, ku Shqipëria është zgjedhur vend i nderit për vitin 2025.

Përmes një video-mesazhi në Facebook, Rama shprehet se “jemi përgatitur të lëmë mbresë të veçantë me ofertën dhe prezantimin tonë”.

Rama: Mirëmbrëma nga Berlini! Pas një dite të bukur në Athinë për Panairin e Punës, erdhëm këtu në Gjermani, ku Shqipëria do të çelë nesër panairin e turizmit, ku Shqipëria është zgjedhur vend i nderit për vitin 2025. Kush e imagjinonte disa vite më parë Shqipërinë në këtë pozicion? E ftuar si vend nderi në panairin më të madh të turizmit, ku jemi përgatitur të lëmë mbresë të veçantë me ofertën dhe prezantimin tonë.

Nesër, në prani të shumë mediave dhe gazetarëve, ne do të jemi së bashku me prezantuesit e panairit që në mëngjes, për një ditë të jashtëzakonshme nxemjeje që kulmon pasdites me e spektaklin Shqipërisë.

Dhe pasnesër, në pavionin e Shqipërisë, edhe në praninë e autoriteteve të shtetit gjerman në Berlin, do të hapet zyrtarisht panairi i turizmit.

Jam shumë krenar për këtë ditë dhe që do ti bëjmë posaçërisht krenarë shqiptarët e Gjermanisë me paninë në këtë eventimet global të turizmit.