Profesor Arbër Ademi deklason Ivan Mirçevskin – Latasin e ri, për propagandën anti-shqiptare
Në një debat televiziv, profesor Arbër Ademi kritikoi ashpër Ivan Mirçevskin, i cili sipas tij prezanton narrativin e VMRO-DPMNE-së në emisionet e tij, sidomos kundër shqiptarëve. “Ligji për përfaqësim të The post Profesor Arbër Ademi deklason Ivan Mirçevskin – Latasin e ri, për propagandën anti-shqiptare appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Në një debat televiziv, profesor Arbër Ademi kritikoi ashpër Ivan Mirçevskin, i cili sipas tij prezanton narrativin e VMRO-DPMNE-së në emisionet e tij, sidomos kundër shqiptarëve.
“Ligji për përfaqësim të drejtë nuk kalon, nuk ka kuota etnike, nuk ka diskriminim pozitiv, nuk ka politikë afirmative, nuk ka mekanizëm mbrojtës që do të garantonte përfaqësim të drejtë dhe adekuat. Ligji i krijuar nga Tanja Karakamisheva. I di të gjitha detajet zotëri Mirçevski. Ju dëshironi të ktheheni pas vitit 2001,” tha Ademi.
Ai kundërshtoi vazhdimisht përpjekjet e Mirçevskit për të bërë paralelizma jo adekuate:
“Para vitit 2001 kishte një logjikë ‘Maqedonia e maqedonasve’, dhe mbi këtë logjikë na mohoheshte flamuri, gjuha, kultura, të drejtat për barazi. Kjo logjikë tani po përsëritet me një slogan të ri: Maqedonia sërish e jotja. Unë si shqiptar, si përfaqësues i BDI-së, dua të them: të mos ketë dilema, ne jemi për Maqedoni unitare, të përbashkët dhe të barabartë për të gjithë.”
Ademi gjithashtu denoncoi vendimet njëgjuhëshe të qeverisë:
“A e dini që nga fillimi i kësaj qeverie, mbi 100 institucione kaluan nga dygjuhësia në një gjuhë, vetëm maqedonisht, kundërligjshëm. Me marrëveshjen e Ohrit, maqedonasit kanë përhapur propagandë se do ta humbim shtetin, por koha dëshmoi të kundërtën. Shqiptarët nuk ua mohojnë as gjuhën, as fenë, as kulturën, as shtetin,” tha Ademi.
Ai komentoi edhe raportet ndëretnike dhe përgjegjësinë politike:
“Pse ndodhin rrahjet masive në Tetovë, sulmet mbi baza etnike në Manastir… politika ka fajin, politika është fajtore,” u shpreh Ademi.
Në debatin me Mirçevskin, Ademi theksoi se propaganda e vjetër dhe diskriminimi ndaj shqiptarëve vazhdojnë të jenë problem, ndërsa insistoi në rëndësinë e respektimit të ligjeve për përdorimin e gjuhëve dhe të barazisë etnike.
The post Profesor Arbër Ademi deklason Ivan Mirçevskin – Latasin e ri, për propagandën anti-shqiptare appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
