Getinjo tregon anën humane, kujdeset për një qen endacak

Reperi i njohur Getinjo ka ndarë një moment prekës me ndjekësit e tij në rrjete sociale. Ai ka shpëtuar një këlysh endacak nga rruga, e ka pastruar dhe ushqyer, duke treguar anën e tij të ndjeshme dhe humane, shkruan Indeksonline. Në një postim në Instagram, Getinjo ka shkruar: “Një endacak i vogël E mora prej […]

Nëntor 6, 2025 - 19:00
 0
Getinjo tregon anën humane, kujdeset për një qen endacak

Reperi i njohur Getinjo ka ndarë një moment prekës me ndjekësit e tij në rrjete sociale.

Ai ka shpëtuar një këlysh endacak nga rruga, e ka pastruar dhe ushqyer, duke treguar anën e tij të ndjeshme dhe humane, shkruan Indeksonline.

Në një postim në Instagram, Getinjo ka shkruar:

“Një endacak i vogël E mora prej rrugës, e pastrova edhe e ushqeva. Shikimi i qenit tregon falënderimin origjinal 100%.”

Fotoja e reperit teksa mban në duar këlyshin e vogël ka prekur shumë ndjekës, të cilët e duan dhe e përkrahin humanizmin e tij.