Profesori Jahja Kokaj ka një propozim për president të Kosovës
Jahja Kokaj PROF. DR. GJYLDANE MULLA PRESIDENTE E KOSOVËS Këtë propozim bazoj në krdibilitetin shkencor, moral dhe patriotik si më poshtë: SPECIFIKIMET AKADEMIKE SHKENCORE 1. Ajo është profesoresha e parë shqiptare e shkencave politike, sociologjike dhe filozofike, me të vecanta të jashtzakoneshme: a) Ngritjen shekncore, fakultetin, magjistraturen dhe doktoraten e ka arrite në universitete kredibile […]
Jahja Kokaj
PROF. DR. GJYLDANE MULLA PRESIDENTE E KOSOVËS
Këtë propozim bazoj në krdibilitetin shkencor, moral dhe patriotik si më poshtë:
SPECIFIKIMET AKADEMIKE SHKENCORE
1. Ajo është profesoresha e parë shqiptare e shkencave politike, sociologjike dhe filozofike, me të vecanta të jashtzakoneshme:
a) Ngritjen shekncore, fakultetin, magjistraturen dhe doktoraten e ka arrite në universitete kredibile përtej trojeve tona.
b) Ajo përfundoi studimet master në shkenca politike me një program të jashtëzakonshëm 3-vjeçar në Sarajevë, ku ligjëruan Prof. Stipe Shuvar, Prof. Rudi Supek dhe të tjerë nga Italia, Franca dhe vende të tjera. Edhe pse disa kuadro të shquara shkencore nga Kosova konkurruan në provimin rigoroz pranues për këtë program, vetëm Gjyldanja arriti ta kalonte provimin pranues.
2. Ajo ishte bashkëthemeluese e Departamentit të Sociologjisë dhe Filozofisë në Fakultetin e Filozofisë të Universitetit të Prishtines, ku më pas dha mësim shkencat sociologjike dhe politike me ndoshta më shumë kompetencë profesionale sesa kolegët e saj të gjeneratës së parë të departamentit. Kjo bazohet ne faktin se mentorët dhe komisionet e studimeve të magjistraturës dhe doktoraturës së Prof. Gjyldanit ishin me perkatesi te fushes, ekspertë ndërkombëtarë. Ndërkohë, kolegët bashkëthemelues të gjeneratës së parë si Prof. Fehmi Agani, Prof. Pajazit Nushi apo nje tjeter, kishin mentorë dhe anëtarë të komisioneve nga kolegë të UP-së, si Prof. Ali Hadrin, Prof. Jashar Rexhepagiqin, Prof. Idriz Ajetin, të cilët nuk ishin sociologë apo politologë apo psikolog, lëmi në të cilat doktoronin kandidatet.
3. Prof. Gjyldanja i priti me dashamirësi dhe udhëzime profesionale kolegët e gjeneratës së dytë të Departamentit si Mr. Sc. Ukshin Hoti, Dr. Gjergj Rrapi, Dr. Kadri Meta dhe kolegë të tjerë më të rinj. Ajo ishte e admiruar nga kolegët e saj të gjeneratës së parë dhe të gjeneratave pasuese, disa prej të cilëve ishin edhe studentë të saj.
MERITAT MORALE ARSIMORE KOMBËTARE
1. Prof.Gjyldanja ishte e palëkundur, konsistente dhe këmbëngulëse për çështjen kombëtare, të cilën e reflektoi në një mënyrë të mençur dhe frymëzuese për nxënësit e saj:
a) Në gjimnazin e Pejës ishte edukatore duke dhënë mësime nga Sociologjia, politika, logjika, duke kultivuar me mjeshtëri ide me përkushtimin kombëtar, duke lënë gjurmë shtesë në personalitetet e shumë personaliteteve të shquara historike: Ajo ishte kujdestare e klasës dhe edukatore nga fushat e lartpërmendura për Heroin Kombëtar Jusuf Gërvalla dhe Dr. Shaqir Shaqiri dhe atdhetarë të tjerë.
b) Me vone në UP, ajo ishte profesoreshë e sociologjisë dhe politikës së Presidentit Hashim Thaqi, Dr. Jakup Krasniqi, Dr. Enver Hoxha dhe shumë personaliteteve të rëndësishme të kombit.
2. Jo vetëm me ligjëratat fymzuese edukative arsimore kombëtare, por edhe me aktivitetet e saj personale sakrifikuese, ajo kontribuoi në kauzën e lirisë dhe demokracisë:
a) Ishte pjesëmarrëse në të gjitha demonstratat. Në disa prej të cilave u plagos dhe u gjakos, kur studentët e saj e dërguan në spital për ndihmë mjekësore.
b) Ishte pjesëmarrëse aktive në aksionin e pajtimit të gjaqeve.
c) Gjatë aksioneve të lartpërmendura, ajo u arrestua nga regjimi serb. Në një nga rastet në Gjakovë, ajo u arrestua së bashku me Dr. Edi Shukriun dhe Dr. Edita Tahirin, me të cilat ishin në një aksion të përbashkët.
3. Ajo ishte e palëkundur dhe kurrë nuk iu servilizua eksponentëve të regjimit serb, bashkëpunëtorëve ose te përgedhelurve të tyre. Për këtë arsye, ajo kurrë nuk pati mundësinë të ishte Shefe Departamenti, Dekane ose Rektore, megjithëse tejkalonte shumicën e zyrtarëve të zgjedhur në meritë.
KONDICIONI FIZIKE DHE INTELEKTUALE
Që nga dalja në pension, pa ndërprerje dhe aktualisht, Prof. Gfjyldanja punon si rektore e një universiteti privat, ku studentët e saj, të cilëve u dha mësim në fushat e politikës dhe sociologjisë, kanë arritur suksese të mëdha. Këto arritje bazohen edhe në faktin se si rektore ajo angazhoi kolegë më të shquar profesionistë si Prof. Esat Stavilecin, Prof. Neki Junikun, Prof. Jashar Kabashi, Rifat Blakun dhe të tjerë.
Kondicioni dhe kreativiteti intelektual dhe shkencor i Dr. Gjyldanes vertetohet edhe me faktin se para pak kohesh promovoi librin me te ri ne vijimsine e shume librave dhe botimeve kredibile. Recenzenti i librit ne fjale, socio politikologu me i njohur i Universitetit te Tiranes Prof. Dr. Leke Sokoli me rastin e promovimit tha: “Ku liber konsideroj qe eshte bibel i njohurive socio politike dhe konsideroj qe tejkalon vlerta e cilitdo liber te botuar gjeretani , te kesaj lemie ne gjuhen shqipe”. Tani ka ne duar nje liber tjeter , qe konsideron qe do te jete me kreativ dhe me vlere per studjuesit e lemive sociologjike dhe politike.
PËRFUNDIM
Faktet e lartpërmendura, të cilat ishin vetëm disa pika në oqeanin e kontributeve edukative, morale dhe patriotike, e bëjnë Prof. Gjyldane Mullën të veçantë ose të pakrahasueshme si kandidate për Presidente të Kosovës. Fakti që ajo nuk ishte e lidhur me asnjë parti, ishte me baraz distancë prej tyre, autonomia e pakompromis e mendimit, guximi i saj qytetar i verifikuar, garantojnë kandidaturën e saj.
Propozuesi Prof. Dr. Jahja Kokaj