Programi i Lumir Abdixhikut: Rritje e sigurisë dhe mbrojtjes me integrim në NATO dhe forcim të Policisë
Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës Lumir Abdixhiku, ka treguar detaje të programit politik “Rruga e Re” të fushës së Drejtësisë, Mbrojtjes e Sigurisë. Sipas tij këto plane janë për një shtet më të fortë, më të sigurt dhe më të drejtë. Abdixhiku ka premtuar për policët paga të larta, vetura të denja
Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës Lumir Abdixhiku, ka treguar detaje të programit politik “Rruga e Re” të fushës së Drejtësisë, Mbrojtjes e Sigurisë.
Sipas tij këto plane janë për një shtet më të fortë, më të sigurt dhe më të drejtë.
Abdixhiku ka premtuar për policët paga të larta, vetura të denja, shtimin e numrit të policëve dhe kamera trupore.
“Paga të larta, vetura të denja, numër i madh i policëve, kamera trupore, këto janë 4 zotimet e para për Policinë e Kosovës dhe me këto besoj bëhet ndryshimi i vërtetë në Kosovë”, ka thënë Abdixhiku.
I pari i LDK-së ka thënë se ka vizion të qartë në Mbrojtje, integrim të Kosovës në Nato, rritje të pagave, shtim të numrit të ushtarëve e ndërtim të 4 kazermave të reja në vlerë prej 60 milionë euro.